Instituti i Statistikave (INSTAT), kërkon të punësojë punonjës me kontratë pune në pozicionet:
“ANKETUES TERRENI”
Instituti i Statistikave (INSTAT), kërkon të punësojë punonjës me kontratë pune në pozicionin “Anketues terreni”, për të plotësuar nevojat me punonjës mbështetës për
kryerjen e vrojtimeve të ndryshme statistikore.
Termat e referencës:
• Anketuesi është personi përgjegjës për plotësimin e pyetësoreve, sipas udhëzimeve të përgatitura nga specialistët përkatës të INSTAT-it.
• Anketuesi duhet të ketë paraqitje serioze në punë, të sillet në mënyrë korrekte, të jetë i komunikueshëm dhe këmbëngulës për të marrë informacionin e kërkuar.
• Në rast se anketuesit do t’i kërkohet informacion nga qytetarët për detyrën që po ushtron, duhet të jetë i gatshëm t’i
sqarojë ata.
• Detyrat, funksionet dhe përgjegjësitë e anketuesit nuk mund t’i transferohen personave të tretë.
• Të vizitojë çdo njësi, që i është caktuar dhe të mbledhë informacionin në mënyrë korrekte dhe plotësisht.
Kriteret e përzgjedhjes:
Të ketë përfunduar minimalisht arsimin e mesëm;
• Të jetë banor i bashkisë ku do të kryhet vrojtimi statistikor;
• Të njohë mirë terrenin ku do të kryhet vrojtimi statistikor;
• Të jetë i aftë për të përdorur një smartphone dhe i aftë për t’u përshtatur shpejt me qasjet dhe
teknologjitë e reja;
• Të jetë i aftë zikisht dhe i gatshëm për lëvizje në distanca të gjata;
• Të ketë aftësi të mira komunikuese;
• Eksperienca të mëparshme në punë të ngjashme përbën avantazh.
Informacione te tjera:Kohëzgjatja e kontratave të punës do të jetë ne varesi te vrojtimeve statistikore, që variojnë me afate te ndryshme kohore. Kandidatët kërkohen nga të gjitha bashkitë e vendit.
Kandidatet te percaktojne qarte rrethin per te cilin jane te interesuar per te aplikuar (CV).
Aplikantët potencialë do të njoftohen për intervistë sipas nevojave që INSTAT do të ketë.
Material plotësues
Personat e interesuar të dërgojnë elektronikisht CV dhe ID. (Personat e interesuar të dërgojnë elektronikisht CV dhe ID.)
Afati i aplikimit:6/4/2021
Aplikimi realizohet nëpërmjet faqest së Institutit të Statistikave në seksionin e vëndeve vakante për pozicionet me
kontrata të përkohëshme.
Ju duhet të hyni / rregjistroheni më parë në sistem për të aplikuar për këtë pozicion pune (http://rekrutime.instat.gov.al/aplikant)