Instituti i Statistikave (INSTAT), kërkon të punësojë
punonjës me kontratë pune në pozicionet:
“10 SPECIALISTE TE BURIMEVE NJERËZORE”
TITULLI I SHPALLJES ” SPECIALIST I BURIMEVE NJERËZORE” NË KUADËR TË CENSIT TE POPULLSISË DHE BANESAVE
Termat e referencës:
• Ndjek dhe zbaton procedurat e rekrutimit për punonjësit e terrenit.
• Mbledh dhe administron dokumentacionin e punonjesve te rekrutuar
• Asiston dhe mbështet Ekipin e Bnj në të gjitha aktivitetet lidhur me Qarkun që përfaqëson.
• Mbështet procesin e trajnimeve për punonjësit e terrenit sipas udhëzimeve.
• Administron të gjitha kontratat individuale për punëmarrësit e punësuar në kuadër të aktiviteteve të CENS-it.
• Raporton në mënyre periodike ditore mbi mbarëzvjatjen e procesit dhe problematikave të hasura.
Kriteret e përzgjedhjes:
• Të ketë përfunduar studimet universitare.
• Të kete njohuri mbi përdorimin e programeve bazë kompjuterike.
• Te jete banor i Qarkut per te cilin aplikon
Informacione te tjera:
Numri i Specialisteve te Burimeve Njerezore do te jete i shperndare sipas Qarqeve
te meposhtme :
1. Tiranë – 1 Specialist
2. Durrës – 1 Specialist
3. Elbasan – 1 Specialist
4 Korçë 1 Specialist
5. Shkodër – 1 Specialist
6. Dibër – 1 Specialist
7. Vlorë – 1 Specialist
8. Fier – 1 Specialist
9. Berat – 1 Specialist
10. Gjirokastër – 1 Specialist
Kontraktimi do te jete per nje periudhe 6 mujore.
Përzgjedhja e kandidaturave do ti nënshtrohet një proçesi testimi / intervistimi.
Afati i aplikimit:05.06.2022
Aplikimi realizohet nëpërmjet faqest së Institutit të Statistikave në seksionin e vëndeve vakante për pozicionet me kontrata të përkohëshme