Në zbatim të nenit 25 të ligjit 152/2013 “Për nëpunësin civil” i ndryshuar, si dhe të pikës 9, të
Kreut VII, të Vendimit nr. 243, datë 18/03/2015, të Këshillit të Ministrave, Instituti i Statistikave,
në përfundim të procedures se levizjes paralele njofton se për pozicionin:
- Përgjegjës në Zyrën Rajonale Statistikore Tiranë, në Drejtorinë e Statistikave Rajonale dhe
Gjeoinformacionit, në Drejtorinë e Përgjithshme të Teknologjisë së Informacionit dhe Mbledhjes
së të Dhënave – klasa e pagës IV-1,
Nuk ka kandidatë fitues
Në zbatim të nenit 26, të ligjit 152/2013, “Për nëpunësin civil” i ndryshuar, si dhe të Kreut III, të
Vendimit nr. 242, datë 18/03/2015, të Këshillit të Ministrave, Instituti i Statistikave, në përfundim
të proçedurës së ngritjes në detyrë njofton se kandidati fitues është:
- Përgjegjës në Sektorin e Kërkim-Zhvillimit, Inovacionit, Teknologjisë së Informacionit
dhe Transportit, në Drejtorinë e Statistikave Ekonomike
– Olsa Ulqinaku – 84 pike
Instituti i Statistikave në zbatim të nenit 22 të ligjit 152/2013 “Për nëpunësin civil” i ndryshuar, si
dhe të pikës 4, të Kreut IV, të Vendimit nr. 243, datë 18/03/2015, të Këshillit të Ministrave, pas
përfundimit të verifikimit paraprak të kandidatëve, për përmbushjen e kërkesave të përgjithshme
dhe të veçanta të përcaktuara në shpalljen për konkurrim, njofton se për pozicionin:
- Përgjegjës në Zyrën Rajonale Statistikore Tiranë, në Drejtorinë e Statistikave Rajonale dheGjeoinformacionit, në Drejtorinë e Përgjithshme të Teknologjisë së Informacionit dhe Mbledhjes
së të Dhënave – klasa e pagës IV-1.
Kandidatët e kualifikuar për të vazhduar fazën e dytë të konkurrimit janë:
1. Ermira Lofca
2. Marinela Serdani
Testimi me shkrim do të zhvillohet në datën 11.06.2024, ora 11:00 në ambjentet e Institutit të
Statistikave, Tiranë.
Intervista e strukturuar me gojë do të zhvillohet në datën 13.06.2024, ora 13:30 në ambjentet e
Institutit të Statistikave, Tiranë