INSTITUTI I STATISTIKAVE, REZULTATET E VERIFIKIMIT PARAPRAK

Instituti i Statistikave në zbatim të nenit 22, të ligjit 152/2013 “Për nëpunësin civil” i ndryshuar,
si dhe të pikës 4, të kreut IV, të Vendimit nr. 243, datë 18/03/2015, të Këshillit të Ministrave, pas
përfundimit të verifikimit paraprak të kandidatëve, për përmbushjen e kërkesave të përgjithshme
dhe të veçanta të përcaktuara në shpalljen për konkurrim, njofton se për pozicionin:

 

  • Specialist në Sektorin e Tregtisë së Jashtme, në Drejtorinë e Statistikave Sektoriale, klasa e pagës
    IV-1.
    Kandidati i kualifikuar për të vazhduar fazën e dytë të konkurrimit është:
    1. Fiona Zotaj
    Testimi me shkrim do të zhvillohet në datën 23.10.2024, ora 11:00, në ambjentet e Institutit të
    Statistikave, Tiranë.
    Intervista e strukturuar me gojë do të zhvillohet në datën 25.10.2024, ora 13:00, në ambjentet e
    Institutit të Statistikave, Tiranë

 

Në zbatim të nenit 25, të ligjit 152/2013 “Për nëpunësin civil” i ndryshuar, si dhe të kreut VII, të
Vendimit nr. 243, datë 18/03/2015, të Këshillit të Ministrave, Instituti i Statistikave, në përfundim
të procedurës së lëvizjes paralele për pozicionin:

  •  Specialist në Sektorin e Financës dhe Buxhetit në Drejtorinë e Burimeve Njerëzore, Financës dhe
    Shërbimeve Mbështetëse, klasa e pagës IV-1,
    Njofton përfundimin e procedurës pa fitues

 

Në zbatim të nenit 25 të ligjit 152/2013 “Për nëpunësin civil” i ndryshuar, si dhe të pikës 9, të
Kreut VII, të Vendimit nr. 243, datë 18/03/2015, të Këshillit të Ministrave, në përfundim të
verifikimit të kandidatëve, për përmbushjen e kushteve të lëvizjes paralele dhe kërkesave të
veçanta të përcaktuara në shpalljen për konkurrim, Instituti i Statistikave, ju njoftojnë se për
pozicionin:

  • Specialist në Sektorin e Gjeoinformacionit dhe Regjsitrit Statistikor të Ndërtesave dhe
    Banesave, në Drejtorinë e Statistikave Rajonale dhe Gjeoinformacionit, në Drejtorinë e
    Përgjithshme të Teknologjisë së Informacionit dhe Mbledhjes së të Dhënave – klasa e
    pagës IV-1.
    Nuk ka kandidat/kandidatë i/të kualifikuar për të vazhduar fazën e dytë të konkurrimit