Në zbatim të nenit 26 “Plotësimi i vendeve të lira në kategorinë e ulët apo të mesme drejtuese” të ligjit nr. 152/2013, “Për nëpunësin civil”, i ndryshuar, dhe kreut III “Ngritja në detyrë” të vendimit të Këshillit të Ministrave nr. 242, datë 18.03.2015, “Për plotësimin e vendeve të lira në kategorinë e ulët dhe të mesme drejtuese”, i ndryshuar, njësia përgjegjëse e burimeve njerëzore pranë Institucionit të Presidentit të Republikës, në përfundim të afatit ligjor, njofton se për procedurën e ngritjes në detyrë, për pozicionin, “Përgjegjës në Sektorin e Administrimit”, Drejtoria e Shërbimeve Administrative, në Drejtorinë e Përgjithshme të Menaxhimit Financiar dhe Shërbimeve,
Kualifikohet në fazën e dytë të konkurrimit, z. Gentian Beqaj.
Në mbështetje të nenit 25 të ligjit nr. 152/2013, “Për nëpunësin civil”, i ndryshuar, si dhe të pikave 7 dhe 9, kreut VII të vendimit nr. 243, datë 18.3.2015 të Këshillit të Ministrave, “Për pranimin, lëvizjen paralele, periudhën e provës dhe emërimin në kategorinë ekzekutive”, i ndryshuar, njësia përgjegjëse e burimeve njerëzore pranë Institucionit të Presidentit të Republikës, në përfundim të afatit ligjor, njofton se për procedurën e lëvizjes paralele, për pozicionin:
“Specialist”, në Sektorin e Komunikimit Digjital, Drejtoria e Medias dhe Marrëdhënieve me Publikun, kategoria e pagës IV-1, niveli i kualifikimit 1 ose 2,
Nuk ka paraqitur kërkesë asnjë kandidat për vendin vakant, për procedurën e lëvizjes paralele në kategorinë ekzekutive.