Në mbështetje të nenit 21 dhe 22 të ligjit nr. 152/2013, “Për nëpunësin civil”, i ndryshuar, si dhe krerëve II dhe IV të vendimit nr. 243, datë 18.3.2015 të Këshillit të Ministrave, “Për pranimin, lëvizjen paralele, periudhën e provës dhe emërimin në kategorinë ekzekutive”, i ndryshuar, njësia përgjegjëse e burimeve njerëzore pranë Institucionit të Presidentit të Republikës, në përfundim të afatit ligjor, njofton se për procedurën e pranimit në shërbimin civil në kategorinë ekzekutive, për pozicionin “Specialist” në Drejtorinë e TIK, Drejtoria e Përgjithshme e Shtetësive dhe TIK,
Kualifikohet në fazën e dytë të konkurrimit, z. Ronald Bardhoshi.
Testimi me shkrim, për arsye objektive, do të zhvillohet më datë 23.06.2026, ora 10:00 dhe intervista e strukturuar me gojë do të zhvillohet më datë 23.06.2026, ora 11:00, pranë ambienteve të Institucionit të Presidentit të Republikës.