INSTITUCIONI I PRESIDENTIT TË REPUBLIKËS, VERIFIKIM PARAPRAK

Në zbatim të nenit 26 “Plotësimi i vendeve të lira në kategorinë e ulët apo të mesme drejtuese” të ligjit nr. 152/2013, “Për nëpunësin civil”, i ndryshuar, dhe kreut III “Ngritja në detyrë” të vendimit të Këshillit të Ministrave nr. 242, datë 18.03.2015, “Për plotësimin e vendeve të lira në kategorinë e ulët dhe të mesme drejtuese”, i ndryshuar, njësia përgjegjëse e burimeve njerëzore pranë Institucionit të Presidentit të Republikës, në përfundim të afatit ligjor, njofton se për procedurën e ngritjes në detyrë, për pozicionin, “Përgjegjës në Sektorin e Administrimit”, Drejtoria e Shërbimeve Administrative, në Drejtorinë e Përgjithshme të Menaxhimit Financiar dhe Shërbimeve, klasa e pagës III-1, niveli i kualifikimit 1,

Nuk ka kandidat të kualifikuar për vendin vakant, për procedurën e ngritjes në detyrë në kategorinë e ulët drejtuese.

Procedura e ngritjes në detyrë për pozicionin vakant mbyllet pa kandidat të kualifikuar.