Në zbatim të nenit 26 “Plotësimi i vendeve të lira në kategorinë e ulët apo të mesme drejtuese” të ligjit nr. 152/2013, “Për nëpunësin civil”, i ndryshuar, dhe kreut III “Ngritja në detyrë” të vendimit të Këshillit të Ministrave nr. 242, datë 18.03.2015, “Për plotësimin e vendeve të lira në kategorinë e ulët dhe të mesme drejtuese”, i ndryshuar, njësia përgjegjëse e burimeve njerëzore pranë Institucionit të Presidentit të Republikës, në përfundim të afatit ligjor, njofton se për procedurën e ngritjes në detyrë, për pozicionin, “Përgjegjës në Sektorin e Komunikimit Digjital”, Drejtoria e Medias dhe Marrëdhënieve me Publikun,
Kualifikohet në fazën e dytë të konkurrimit, z. Taulant Haxhiasi.
Në zbatim të nenit 26 të ligjit nr. 152/2013, “Për nëpunësin civil”, i ndryshuar, dhe kreut II të vendimit nr. 242, datë 18.03.2015 të Këshillit të Ministrave, “Për plotësimin e vendeve të lira në kategorinë e ulët dhe të mesme drejtuese”, i ndryshuar, njësia përgjegjëse e burimeve njerëzore pranë Institucionit të Presidentit të Republikës, në përfundim të afatit ligjor, njofton se për procedurën e lëvizjes paralele, për pozicionin, “Përgjegjës në Sektorin e Komunikimit Digjital”, Drejtoria e Medias dhe Marrëdhënieve me Publikun, nuk ka paraqitur kërkesë asnjë kandidat për vendin vakant, për procedurën e lëvizjes paralele në kategorinë e ulët drejtuese.
Konkurrimi për vendin vakant “Përgjegjës në Sektorin e Komunikimit Digjital”, Drejtoria e Medias dhe Marrëdhënieve me Publikun, klasa e pagës III-1, niveli i kualifikimit 1, do të vazhdojë me procedurën “Ngritja në detyrë”.