INSTITUCIONI I PRESIDENTIT TË REPUBLIKËS, VERIFIKIM PARAPRAK

Në zbatim të nenit 26 të ligjit nr. 152/2013, “Për nëpunësin civil”, i ndryshuar, dhe kreut II të vendimit të Këshillit të Ministrave nr. 242, datë 18.03.2015, “Për plotësimin e vendeve të lira në kategorinë e ulët dhe të mesme drejtuese”, i ndryshuar, njësia përgjegjëse e burimeve njerëzore pranë Institucionit të Presidentit të Republikës, në përfundim të afatit ligjor, njofton se për procedurën e lëvizjes paralele, për pozicionin, “Përgjegjës në Sektorin e Çështjeve Ligjore dhe Faljeve”, Drejtoria e Shërbimeve Juridike, në Drejtorinë e Përgjithshme të Shërbimeve Juridike, nuk ka paraqitur kërkesë asnjë kandidat për vendin vakant, për procedurën e lëvizjes paralele në kategorinë e ulët drejtuese.

Konkurrimi për vendin vakant “Përgjegjës në Sektorin e Çështjeve Ligjore dhe Faljeve”, Drejtoria e Shërbimeve Juridike, në Drejtorinë e Përgjithshme të Shërbimeve Juridike, klasa e pagës III-1, niveli i kualifikimit 1, do të vazhdojë me procedurën “Ngritja në detyrë”.

 

Në mbështetje të nenit 25 të ligjit nr. 152/2013, “Për nëpunësin civil”, i ndryshuar, si dhe të pikave 7, 9 dhe 11, kreut VII të vendimit nr. 243, datë 18.3.2015 të Këshillit të Ministrave, “Për pranimin, lëvizjen paralele, periudhën e provës dhe emërimin në kategorinë ekzekutive”, i ndryshuar, njësia përgjegjëse e burimeve njerëzore pranë Institucionit të Presidentit të Republikës, në përfundim të afatit ligjor, njofton se për procedurën e lëvizjes paralele, për pozicionin “Specialist” në Sektorin e Burimeve Njerëzore, Drejtoria e Burimeve Njerëzore dhe Menaxhimit Financiar, në Drejtorinë e Përgjithshme të Menaxhimit Financiar dhe Shërbimeve, klasa e pagës IV-1, niveli i kualifikimit 1 ose 2,

Kualifikohet në fazën e dytë të konkurrimit, znj. Belina Duhani.

Intervista e strukturuar me gojë do të zhvillohet më datë 9.1.2026, ora 11:00, pranë ambienteve të Institucionit të Presidentit të Republikës.