Në zbatim të pikës 6, neni 26 të ligjit nr. 152/2013, “Për nëpunësin civil”, i ndryshuar, dhe pikave 11 dhe 13, kreu II të vendimit të Këshillit të Ministrave nr. 242, datë 18.03.2015, “Për plotësimin e vendeve të lira në kategorinë e ulët dhe të mesme drejtuese”, i ndryshuar, njësia përgjegjëse e burimeve njerëzore pranë Institucionit të Presidentit të Republikës, në përfundim të afatit ligjor, njofton se për procedurën e lëvizjes paralele, për pozicionin:
“Drejtor” i Drejtorisë së Burimeve Njerëzore dhe Menaxhimit Financiar, në Drejtorinë e Përgjithshme të Menaxhimit Financiar dhe Shërbimeve, klasa e pagës II-1, niveli i kualifikimit 1,
Nuk ka paraqitur kërkesë asnjë kandidat për vendin vakant, për procedurën e lëvizjes paralele në kategorinë e mesme drejtuese.
Në zbatim të pikës 6, neni 26 të ligjit nr. 152/2013, “Për nëpunësin civil”, i ndryshuar, dhe pikave 11 dhe 13, kreu II të vendimit të Këshillit të Ministrave nr. 242, datë 18.03.2015, “Për plotësimin e vendeve të lira në kategorinë e ulët dhe të mesme drejtuese”, i ndryshuar, njësia përgjegjëse e burimeve njerëzore pranë Institucionit të Presidentit të Republikës, në përfundim të afatit ligjor, njofton se për procedurën e lëvizjes paralele, për pozicionin:
“Drejtor” i Drejtorisë së Shërbimeve Juridike, në Drejtorinë e Përgjithshme të Shërbimeve Juridike, klasa e pagës II-1, niveli i kualifikimit 1,