Në zbatim të nenit 32 të ligjit nr. 152/2013, “Për nëpunësin civil”, i ndryshuar, kreut III dhe kreut VIII të vendimit nr. 118, datë 5.3.2014 të Këshillit të Ministrave, “Për procedurat e emërimit, rekrutimit, menaxhimit dhe përfundimit të marrëdhënies në shërbimin civil të nëpunësve civilë të nivelit të lartë drejtues dhe të anëtarëve të TND-së”, i ndryshuar, njësia përgjegjëse e burimeve njerëzore pranë Institucionit të Presidentit të Republikës, në përfundim të afatit ligjor, njofton se për procedurën e pranimit në kategorinë e nivelit të lartë drejtues, për pozicionet:
- “Drejtor i Përgjithshëm i Shërbimeve Juridike”, klasa e pagës I-4, niveli i kualifikimit 1, kualifikohet në fazën e dytë të konkurrimit, kandidatja, znj. Erjola Shia;
Testimi me shkrim do të zhvillohet më datë 17.10.2025, ora 10:00 dhe intervista e strukturuar me gojë do të zhvillohet më datë 17.10.2025, ora 11:00, pranë ambienteve të Institucionit të Presidentit të Republikës.
- “Drejtor i Përgjithshëm i Menaxhimit Financiar dhe Shërbimeve”, klasa e pagës I-4, niveli i kualifikimit 1, kualifikohet në fazën e dytë të konkurrimit, kandidatja, znj. Eralda Qatollari;
Testimi me shkrim do të zhvillohet më datë 17.10.2025, ora 10:00 dhe intervista e strukturuar me gojë do të zhvillohet më datë 17.10.2025, ora 11:45, pranë ambienteve të Institucionit të Presidentit të Republikës.
- “Drejtor i Përgjithshëm i Shtetësive dhe TIK”, klasa e pagës I-4, niveli i kualifikimit 1, kualifikohet në fazën e dytë të konkurrimit, kandidatja, znj. Vitjola Hidri.
Testimi me shkrim do të zhvillohet më datë 17.10.2025, ora 10:00 dhe intervista e strukturuar me gojë do të zhvillohet më datë 17.10.2025, ora 12:30, pranë ambienteve të Institucionit të Presidentit të Republikës.