INSTITUCIONI I PRESIDENTIT TË REPUBLIKËS, VERIFIKIM PARAPRAK

Në zbatim të nenit 26 “Plotësimi i vendeve të lira në kategorinë e ulët apo të mesme drejtuese” të ligjit nr. 152/2013, “Për nëpunësin civil”, i ndryshuar, dhe kreut III “Ngritja në detyrë” të vendimit të Këshillit të Ministrave nr. 242, datë 18.03.2015, “Për plotësimin e vendeve të lira në kategorinë e ulët dhe të mesme drejtuese”, i ndryshuar, njësia përgjegjëse e burimeve njerëzore pranë Institucionit të Presidentit të Republikës, në përfundim të afatit ligjor, njofton se për procedurën e ngritjes në detyrë, për pozicionin “Drejtor i Drejtorisë së Shërbimeve Administrative”, në Drejtorinë e Përgjithshme të Menaxhimit Financiar dhe Shërbimeve,

Kualifikohet në fazën e dytë të konkurrimit, z. Bledi Çikopana.

Testimi me shkrim do të zhvillohet më datë 7.10.2025, ora 10:00 dhe intervista e strukturuar me gojë do të zhvillohet më datë 7.10.2025, ora 11:00, pranë ambienteve të Institucionit të Presidentit të Republikës.