INSTITUCIONI I PRESIDENTIT TË REPUBLIKËS, VERIFIKIM PARAPRAK

Në zbatim të pikës 6, neni 26 të ligjit nr. 152/2013, “Për nëpunësin civil”, i ndryshuar, dhe pikave 11 dhe 13, kreu II të vendimit të Këshillit të Ministrave nr. 242, datë 18.03.2015, “Për plotësimin e vendeve të lira në kategorinë e ulët dhe të mesme drejtuese”, i ndryshuar, njësia përgjegjëse e burimeve njerëzore pranë Institucionit të Presidentit të Republikës, në përfundim të afatit ligjor, njofton se për procedurën e lëvizjes paralele, për pozicionin:

  • “Drejtor i Drejtorisë së TIK”, në Drejtorinë e Përgjithshme të Shtetësive dhe TIK, klasa e pagës II-1, niveli i kualifikimit 1,

Nuk ka paraqitur kërkesë asnjë kandidat për vendin vakant, për procedurën e lëvizjes paralele në kategorinë e mesme drejtuese.

 

  • “Përgjegjës në Sektorin e Arkiv Protokollit”, Drejtoria e Shërbimeve Juridike, në Drejtorinë e Përgjithshme të Shërbimeve Juridike, klasa e pagës III-1, niveli i kualifikimit 1,

Nuk ka paraqitur kërkesë asnjë kandidat për vendin vakant, për procedurën e lëvizjes paralele në kategorinë e ulët drejtuese.

 

  • “Përgjegjës në Sektorin e Koordinimit me Institucionet”, Drejtoria e Shërbimeve Juridike, në Drejtorinë e Përgjithshme të Shërbimeve Juridike, klasa e pagës III-1, niveli i kualifikimit 1,

Nuk ka paraqitur kërkesë asnjë kandidat për vendin vakant, për procedurën e lëvizjes paralele në kategorinë e ulët drejtuese.

 

  • “Përgjegjës në Sektorin e Shërbimeve Ceremoniale”, në Drejtorinë e Marrëdhënieve me Jashtë, Diasporën dhe Shërbimeve Ceremoniale, klasa e pagës III-1, niveli i kualifikimit 1,

Nuk ka paraqitur kërkesë asnjë kandidat për vendin vakant, për procedurën e lëvizjes paralele në kategorinë e ulët drejtuese.