SHPALLJE PËR PLOTËSIMIN E VENDIT TË LIRË PËR KATEGORINË E ULËT DREJTUESE
Në zbatim të nenit 26, të ligjit 152/2013 “Për nëpunësin civil” i ndryshuar, si dhe të Kreut II dhe III, të Vendimit nr. 242, datë 18/03/2015, të Këshillit të Ministrave, “ Për plotësimin e vendeve të lira në kategorinë e ulët dhe të mesme drejtuese”, Institucioni i Presidentit të Republikës, shpall procedurën për plotësimin e vendit vakant:
- Përgjegjës i Sektorit të Prokurimeve, në Drejtorinë e Shërbimeve Mbështetëse, në Institucionin e Presidentit të Republikës, – kategoria e pagës III-a
Për të dyja procedurat (lëvizje paralele, ngritja në detyrë) aplikohet në të njëjtën kohë.
Afati për dorëzimin e dokumenteve për lëvizjen paralele përfundon në datën 19/03/2020.
Afati për dorëzimin e dokumenteve për ngritjen në detyrë përfundon në datën 24/03/2020.
Për më tepër klikoni në linkun e bashkangjitur : njoftim për vend të lirë pune