Në zbatim të neni 26 të ligjit nr. 152/2013, “Për nëpunësin civil”, kreut II dhe III të vendimit nr. 242, datë 18.03.2015 të Këshillit të Ministrave, “Për plotësimin e vendeve të lira në kategorinë e ulët dhe të mesme drejtuese”, i ndryshuar, Institucioni i Presidentit të Republikës hap procedurat për plotësimin e 1 (një) vendi vakant në administratën e tij, në pozicionin si vijon:
– Përgjegjës në Sektorin e Çështjeve Ligjore dhe Faljeve, Drejtoria e Shërbimeve Juridike. Kategoria/klasa e pagës III-1, niveli i kualifikimit 1.
Në zbatim të nenit 22, kreu IV dhe nenit 25, kreu V të ligjit nr. 152/2013, “Për nëpunësin civil”, i ndryshuar, kreut II, IV dhe VII të vendimit të Këshillit të Ministrave nr. 243, datë 18.3.2015, “Për pranimin, lëvizjen paralele, periudhën e provës dhe emërimin në kategorinë ekzekutive”, i ndryshuar, Institucioni i Presidentit të Republikës hap procedurat për plotësimin e 1 (një) vendi vakant në administratën e tij, në pozicionin si vijon:
– “Specialist”, në Sektorin e Burimeve Njerëzore, Drejtoria e Burimeve Njerëzore dhe Menaxhimit Financiar. Kategoria/klasa e pagës IV-1, niveli i kualifikimit 1 ose 2.
PER ME TEPER KLIKONI NE LINKUN BASHKENGJITUR: Shpallje vend vakant_Specialist Burime Njerezore Shpallje Vend Vakant_Pergjegjes i Ceshtjeve Ligjore