INSTITUCIONI I PRESIDENTIT TË REPUBLIKËS, VENDE TE LIRA PUNE

Në zbatim të nenit 26 të ligjit nr. 152/2013 “Për nëpunësin civil” i ndryshuar dhe të pikës 13, të kreut II, të vendimit nr. 242, datë 18.03.2015 të Këshillit të Ministrave “Për plotësimin e vendeve të lira në kategorinë e ulët dhe të mesme drejtuese” i ndryshuar, Institucioni i Presidentit të Republikës në përfundim të verifikimit njofton:

Mbylljen e procedurës për lëvizjen paralele për 1 (një) vend vakant, për pozicionin “Përgjegjës Sektori në Sektorin e Çështjeve Ligjore” në Drejtorinë e Shërbimeve Juridike, në Drejtorinë e Përgjithshme Juridike – kategoria e pagës III-1, pa kandidat të kualifikuar.

 

Në zbatim të nenit 26 të ligjit nr. 152/2013 “Për nëpunësin civil”, i ndryshuar, dhe të pikës 13, të kreut II, të vendimit nr. 242, datë 18.03.2015, të Këshillit të Ministrave “Për plotësimin e vendeve të lira në kategorinë e ulët dhe të mesme drejtuese” i ndryshuar, Institucioni i Presidentit të Republikës, në përfundim të verifikimit, njofton:

 

Mbylljen e procedurës për lëvizjen paralele, për 1 (një) vend vakant, për pozicionin “Përgjegjës Sektori në Sektorin e Shtetësive dhe Faljeve” në Drejtorinë e Shtetësive, Faljeve, Dekorimeve dhe Titujve të Nderit, në Drejtorinë e Përgjithshme Juridike– kategoria e pagës III-1, pa kandidat të kualifikuar.

 

Për sqarime të mëtejshme mund të kontaktoni në adresën zyrtare të Institucionit të Presidentit të Republikës.