Në zbatim të ligjit 152/2013 “Për nëpunësin civil” i ndryshuar, si dhe të Kreut II dhe III, të Vendimit nr. 242, datë 18/03/2015, të Këshillit të Ministrave, “ Për plotësimin e vendeve të lira në kategorinë e ulët dhe të mesme drejtuese”, Institucioni i Presidentit të Republikës, shpall procedurën për plotësimin e vendeve vakante :
1. Drejtor i Drejtorisë së Shërbimeve Mbështetëse, në Drejtorinë e Përgjithshme të Menaxhimit Financiar, Burimeve Njerëzore dhe Shërbimeve, në Institucionin e Presidentit të Republikës, – kategoria e pagës II-B
2. Përgjegjës i Sektorit të Buxhetit dhe Financës, në Drejtorinë e Menaxhimit Financiar dhe Burimeve Njerëzore, në Drejtorinë e Përgjithshme të Menaxhimit Financiar, Burimeve Njerëzore dhe Shërbimeve, në Institucionin e Presidentit të Republikës, – kategoria e pagës III-A
3. Specialist për Monitorimin e Institucioneve, në Drejtorinë e Shërbimeve Juridike, në Institucionin e Presidentit të Republikës, – kategoria e pagës III-b.
4. Specialist për Analizën Ligjore, në Drejtorinë e Shërbimeve Juridike, në Institucionin e Presidentit të Republikës, – kategoria e pagës III-b.
5. Specialist për Marrëdhënie me Diasporën, në Drejtorinë e Marrëdhënieve me Jashtë, Diasporën dhe Shërbimet Ceremoniale, në Institucionin e Presidentit të Republikës, – kategoria e pagës III-
6. Specialist për Shërbimet Ceremoniale, në Drejtorinë e Marrëdhënieve me Jashtë, Diasporën dhe Shërbimet Ceremoniale, në Institucionin e Presidentit të Republikës, – kategoria e pagës III-b.
PËR MË TEPËR KLIKONI NË LINKUN BASHKËNGJITUR Publikime per shpallje vende vakante.