Në mbështetje të ligjit 152/2013 “Për nëpunësin civil”, i ndryshuar, pikës 11, të Kreut III, të Vendimit të Këshillit të Ministrave, nr. 243, datë 18.03.2015, “Për pranimin, lëvizjen paralele, periudhën e provës dhe emërimin në kategorinë ekzekutive”, si dhe në vijim të procedurës për plotësimin e vendit vakant, të shpallur me shkresën nr. 767/1 prot.., datë 26.02.2021, për pozicionin Specialist për Shërbimet”, pranë Sektorit të Shërbimeve të Përgjithshme, në e Shërbimeve Mbështetëse”, njësia përgjegjëse, njofton se kandidati:
- Zonja Nertila Gjikaj, do të vazhdojë konkurrimin për vendin vakant.
Kandidati do të vlerësohet nga Komiteti i Përhershëm i Pranimit për Nivelin Ekzekutiv, për dokumentacionin e dorëzuar, testimin me shkrim dhe intervistën e strukturuar me gojë, në datë 17.03.2021, ora 11:00, në ambientet e Institucionit të Presidentit, duke respektuar protokollet përkatëse të sigurisë, të nxjerra nga Instituti i Shëndetit Publik, për shkak të pandemisë së krijuar nga COVID-19.