INSTITUCIONI I PRESIDENTIT TË REPUBLIKËS, SHPALLJE FITUESI

Në mbështetje dhe zbatim të nenit 22 “Pranimi në Shërbimin Civil” të ligjit nr. 152/2013, “Për nëpunësin civil”, i ndryshuar, dhe kreut IV “Konkurrimi” të vendimit të Këshillit të Ministrave nr. 243, datë 18.03.2015, “Për pranimin, lëvizjen paralele, periudhën e provës dhe emërimin në kategorinë ekzekutive”, i ndryshuar, në vijim të fazës së dytë të vlerësimit të kandidatëve, njësia përgjegjëse e burimeve njerëzore pranë Institucionit të Presidentit të Republikës njofton rezultatet e konkurrimit për procedurën e pranimit në shërbimin civil, në kategorinë ekzekutive, për pozicionin “Specialist” në Sektorin e Arkiv Protokollit, Drejtoria e Shërbimeve Juridike,

Kandidate fituese shpallet znj. Ada Rama, me 78 pikë.