INSTITUCIONI I PRESIDENTIT TË REPUBLIKËS, SHPALLJE FITUESI

Në zbatim të pikës 5, neni 22 i ligjit nr. 152/2013, “Për nëpunësin civil”, i ndryshuar”, pikës 14, kreu IV i vendimit nr. 243, datë 18.3.2015 të Këshillit të Ministrave, “Për pranimin, lëvizjen paralele, periudhën e provës dhe emërimin në kategorinë ekzekutive”, i ndryshuar”, në vijim të fazës së dytë të vlerësimit të kandidatëve, njësia përgjegjëse e burimeve njerëzore pranë Institucionit të Presidentit të Republikës njofton rezultatet e konkurrimit për procedurën e pranimit në shërbimin civil, në kategorinë ekzekutive, për pozicionin “Specialist” në Drejtorinë e TIK, Drejtoria e Përgjithshme e Shtetësive dhe TIK,

Kandidate fituese shpallet znj. Stela Dollaku, me 79 pikë.