INSTITUCIONI I PRESIDENTIT TË REPUBLIKËS, SHPALLJE FITUESI

Në mbështetje dhe zbatim të nenit 32 të ligjit nr. 152/2013, “Për nëpunësin civil”, i ndryshuar, pikës 19, kreut IV dhe pikës 13, kreut VIII të vendimit nr. 118, datë 5.3.2014 të Këshillit të Ministrave, “Për procedurat e emërimit, rekrutimit, menaxhimit dhe përfundimit të marrëdhënies në shërbimin civil të nëpunësve civil të nivelit të lartë drejtues dhe të anëtarëve të TND-së”, i ndryshuar, në përfundim të afateve ligjore, njësia përgjegjëse e burimeve njerëzore pranë Institucionit të Presidentit të Republikës njofton listën përfundimtare të kandidatëve fitues për procedurën e pranimit në kategorinë e nivelit të lartë drejtues, për pozicionet:

– “Drejtor i Përgjithshëm i Shërbimeve Juridike”, klasa e pagës I-4, niveli i kualifikimit 1, shpallet fituese kandidatja znj. Erjola Shia, me 92 pikë.

– “Drejtor i Përgjithshëm i Menaxhimit Financiar dhe Shërbimeve”, klasa e pagës I-4, niveli i kualifikimit 1, shpallet fituese, kandidatja znj. Eralda Qatollari, me 92 pikë.

– “Drejtor i Përgjithshëm i Shtetësive dhe TIK”, klasa e pagës I-4, niveli i kualifikimit 1, shpallet fituese kandidatja, znj. Vitjola Hidri, me 92 pikë.