Në mbështetje dhe zbatim të pikës 7, neni 26 të ligjit nr. 152/2013, “Për nëpunësin civil”, i ndryshuar, pikës 36 dhe 39, kreut III të vendimit të Këshillit të Ministrave nr. 242, datë 18.03.2015, “Për plotësimin e vendeve të lira në kategorinë e ulët dhe të mesme drejtuese”, i ndryshuar, në vijim të fazës së dytë të vlerësimit të kandidatëve, të konkurrimit dhe në përfundim të afateve ligjore, njësia përgjegjëse e burimeve njerëzore pranë Institucionit të Presidentit të Republikës, njofton se për procedurën e ngritjes në detyrë në kategorinë e mesme drejtuese, për pozicionin:
“Drejtor i Drejtorisë së Shërbimeve Administrative”, në Drejtorinë e Përgjithshme të Menaxhimit Financiar dhe Shërbimeve,
Kandidati fitues shpallet:
– Zoti Bledi Çikopana, me 87 pikë.