INSTITUCIONI I PRESIDENTIT TË REPUBLIKËS, SHPALLJE FITUESI

Në zbatim të pikës 5, neni 22 të ligjit nr. 152/2013, “Për nëpunësin civil”, i ndryshuar, pikës 14, kreu IV i vendimit të Këshillit të Ministrave nr. 243, datë 18.3.2015, “Për pranimin, lëvizjen paralele, periudhën e provës dhe emërimin në kategorinë ekzekutive”, i ndryshuar, në vijim të fazës së dytë të vlerësimit të kandidatëve, njësia përgjegjëse e burimeve njerëzore pranë Institucionit të Presidentit të Republikës, njofton përfundimin e konkurrimit për procedurën e pranimit në shërbimin civil në kategorinë ekzekutive, për pozicionin:

“Specialist” në Sektorin e Marrëdhënieve me Jashtë, Diasporën dhe Shërbimeve Ceremoniale, Drejtoria e Marrëdhënieve me Jashtë, Diasporën dhe Shërbimeve Ceremoniale, klasa e pagës IV-1, niveli i kualifikimit 1 ose 2,

 

Kandidati fitues shpallet:

– Zonja Gerta Papajorgji, me 83 pikë.