Në zbatim të pikës 6, të nenit 26, të ligjit nr. 152/2013 “Për nëpunësin civil” i ndryshuar, dhe të pikës 24, të kreut III, të vendimit nr. 242, datë 18.03.2015, të Këshillit të Ministrave “Për plotësimin e vendeve të lira në kategorinë e ulët dhe të mesme drejtuese” i ndryshuar, Institucioni i Presidentit të Republikës njofton:
Mbylljen e procedurës për ngritjen në detyrë për 1 (një) vend vakant, për pozicionin “Përgjegjës Sektori në Sektorin e Shtetësive dhe Faljeve” në Drejtorinë e Shtetësive, Faljeve, Dekorimeve dhe Titujve të Nderit, në Drejtorinë e Përgjithshme Juridike– kategoria e pagës III-1, pa kandidat të kualifikuar.