Në zbatim të ligjit nr.152/2013, datë 30.5.2013 “Për nëpunësin civil”, i ndryshuar, Kreu V – “Lëvizja paralele dhe ngritja në detyrë”, neni 26 dhe Vendimit të Këshillit të Ministrave nr. 242, datë 18.3.2015,“Për plotësimin e vendeve të lira në kategorinë e ulët dhe të mesme drejtuese” i ndryshuar, Njësia Përgjegjëse e Inspektoratit të Lartë të Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive dhe Konfliktit të Interesave, njofton se;
Pas verifikimit paraprak të dokumentacionit të paraqitur brenda afateve të përcaktuara, shpall Listën e Kandidatëve, që plotësojnë kërkesat e përgjithshme dhe të veçanta dhe që do të vazhdojnë konkurimin në procedurën “Ngritja në detyrë”, për 1 (një) vend të lirë pune në kategorinë e nëpunësve civilë të mesëm drejtues, që rezultoi vakant nga përfundimi i lëvizjes paralele, për pozicionin Ndihmës Inspektor në ILDKPKI, si më poshtë;
- Dorina Laçi
- Klaud Ismaili
Konkurrimi- testimi me shkrim do të bëhet në datën 25.1.2021, në mjediset e ILDKPKI, në orën 10.00. Lista e fituesve me mbi 70 pikë (mbi 70 % të pikëve) do të shpallen në datën 26.1.2021.
Për sqarime mund të kontaktoni në adresën e Inspektoratit të Lartë të Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive dhe Konfliktit të Interesave, Rruga “Reshit Çollaku”, Tiranë, si dhe të konsultoni faqen zyrtare në internet www.ildkpki.al.