INSPEKTORATI I LARTË I DEKLARIMIT DHE KONTROLLIT TË PASURIVE DHE KONFLIKTIT TË INTERESAVE, VERIFIKIM PARAPRAK

Në zbatim të Ligjit nr.152/2013, datë 30.5.2013 “Për nëpunësin civil”, i ndryshuar, Kreu VI – “Nëpunësit civilë të nivelit të lartë drejtues”, neni 20, 21 dhe 32 dhe Vendimit të Këshillit të Ministrave nr.118, datë 5.3.2014, “Për procedurat e emërimit, rekrutimit, menaxhimit dhe përfundimit të marrëdhënies në shërbimin civil të nëpunësve civilë të nivelit të lartë dhe anëtarve të TND-së”, i ndryshuar. Njësia Përgjegjëse e Inspektoratit të Lartë të Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive dhe Konfliktit të Interesave, njofton se:

Pas verifikimit paraprak të dokumentacionit të paraqitur brenda afateve të përcaktuara, shpall Listën e Kandidatëve, që plotësojnë kërkesat e përgjithshme dhe të veçanta dhe që do të vazhdojnë konkurimin, për 1 (një) vend të lirë pune të kategorisë së nëpunësit civil të lartë drejtues, në pozicionin “Inspektor” pranë ILDKPKI, si më poshtë;

1. Eglantina Bardhi (Dyrmishi)

2. Eniela Agolli

3. Ornela Zguri

Konkurrimi-testimi me shkrim do të zhvillohet ditën e hënë, datë 23.2.2026, në orën 11.00, në ambientet e ILDKPKI.

Njoftimi me listën e fituesve me mbi 70 pikë (mbi 70 % të pikëve) do të publikohet në portalin “Agjencia Kombëtare e Punësimit dhe Aftësive” dhe në faqen zyrtare të ILDKPKI www.ildkpki.al.

Për sqarime mund të kontaktoni në adresën e Inspektoratit të Lartë të Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive dhe Konfliktit të Interesave, Blloku Ambasadave, Rr. “Skënderbej”, Pallati nr.4, Tiranë.