INSPEKTORATI I LARTË I DEKLARIMIT DHE KONTROLLIT TË PASURIVE DHE KONFLIKTIT TË INTERESAVE, VERIFIKIM PARAPRAK

Në zbatim të Ligjit nr.152/2013, datë 30.5.2013 “Për Nëpunësin Civil”, i ndryshuar, Kreu IV – “Pranimi në shërbimin civil” dhe Vendimit të Këshillit të Ministrave nr.243 datë 18.3.2015 “Për pranimin, lëvizjen paralele, periudhën e provës dhe emërimin në kategorinë ekzekutive”, i ndryshuar, Njësia Përgjegjëse e Inspektoratit të Lartë të Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive dhe Konfliktit të Interesave, njofton:

Pas verifikimit paraprak të dokumentacionit të paraqitur brenda afateve të përcaktuara, shpall Listën e Kandidatëve, që plotësojnë kërkesat e përgjithshme dhe të posaçme dhe që do të vazhdojnë konkurrimin në procedurën “Pranimi në shërbimin civil” për 1 (një) vend të lirë pune të kategorisë ekzekutive në grupin e pozicioneve të administrimit të përgjithshëm, në pozicionin Specialist në Sektorin e Arkiv-Protokollit dhe Administrimit të Deklaratave, në ILDKPKI, si më poshtë:

1. Lorela Qoqi

2. Manuela Potomi

Konkurrimi – testimi me shkrim do të zhvillohet më datë 5.2.2026, në orën 11:00, në ambientet e ILDKPKI. Lista e fituesve me mbi 70 pikë (mbi 70 % të pikëve) do të shpallet në datën 6.2.2026.

 

Në zbatim të Ligjit nr.152/2013, datë 30.5.2013 “Për Nëpunësin Civil”, i ndryshuar, Kreu IV – “Pranimi në shërbimin civil” dhe Vendimit të Këshillit të Ministrave nr.243 datë 18.3.2015 “Për pranimin, lëvizjen paralele, periudhën e provës dhe emërimin në kategorinë ekzekutive”, i ndryshuar, Njësia Përgjegjëse e Inspektoratit të Lartë të Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive dhe Konfliktit të Interesave, njofton:

Pas verifikimit paraprak të dokumentacionit të paraqitur brenda afateve të përcaktuara, shpall Listën e Kandidatëve, që plotësojnë kërkesat e përgjithshme dhe të posaçme dhe që do të vazhdojnë konkurrimin në procedurën “Pranimi në shërbimin civil” për njërin nga 2(dy) vendet e lira të kategorisë ekzekutive në grupin e pozicioneve të administrimit të posaçëm, në pozicionin Specialist në Sektorin e Marrëdhënieve me Autoritetet Përgjegjëse, në ILDKPKI, si më poshtë:

1. Klaudia Shehaj

Konkurrimi – testimi me shkrim do të zhvillohet më datë 9.2.2026, në orën 11:00, në ambientet e ILDKPKI. Lista e fituesve me mbi 70 pikë (mbi 70 % të pikëve) do të shpallet në datën 10.2.2026.

Procedura për “Ngritjen në detyrë” për 1(një) nga vendet e lira mbyllet pa asnjë kandidat fitues.

Për sqarime mund të kontaktoni në adresën e Inspektoratit të Lartë të Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive dhe Konfliktit të Interesave, Blloku Ambasadave Rr.”Skënderbej”, Pallati nr.4, Tiranë, si dhe të konsultoni faqen zyrtare të internetit: www.ildkpki.al.