INSPEKTORATI I LARTË I DEKLARIMIT DHE KONTROLLIT TË PASURIVE DHE KONFLIKTIT TË INTERESAVE, VERIFIKIM PARAPRAK

Në zbatim të Ligjit nr. 152/2013, datë 30.05.2013 “Për nëpunësin civil”, i ndryshuar, Kreu V – “Lëvizja paralele dhe ngritja ne detyrë”, neni 26 dhe Vendimit të Këshillit të Ministrave nr. 242 datë 18.03.2015,” Për plotësimin e vendeve të lira në kategorinë e ulët dhe të mesme drejtuese”, Njësia Përgjegjëse e Inspektoratit të Lartë të Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive dhe Konfliktit të Interesave, njofton se;

Pas verifikimit paraprak të dokumentacionit të paraqitur brenda afateve të përcaktuara, shpall Listën e Kandidatëve, që plotësojnë kërkesat e përgjithshme dhe të veçanta dhe që do të vazhdojnë konkurimin në procedurën “Lëvizja Paralele”, për njërin nga 2(dy) vendet e lira në kategorinë e nëpunësve civilë të mesëm drejtues, në pozicionin “Ndihmës Inspektor” në ILDKPKI si më poshtë;

1. Elisabeta Tusha

Konkurrimi- testimi me gojë do të bëhet në datën 23.1.2026, në ambientet e ILDKPKI, në orën 10:00. Lista e fituesve me mbi 70 pikë (mbi 70 % të pikëve) do të shpallen në datën 26.1.2026.

Procedura për lëvizje paralele për 1(një) nga vendet e lira mbyllet pa asnjë kandidat fitues.

Konkurrimi do të vazhdojë me plotësimin e vendeve të lira të punës, sipas Kreu V- “Lëvizja paralele dhe ngritja në detyrë”, të Ligjit nr. 152/2013, datë 30.5.2013 “Për Nëpunësin Civil”, i ndryshuar dhe Vendimit të Këshillit të Ministrave nr. 242, datë 18.3.2015, “Për plotësimin e vendeve të lira në kategorinë e ulët dhe të mesme drejtuese”, i ndryshuar, Kreu III, “Ngritja në Detyrë”.

Për sqarime mund të kontaktoni në adresën e Inspektoratit të Lartë të Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive dhe Konfliktit të Interesave, Blloku Ambasadave, Rr. “Skënderbej”, Pallati nr.4, Tiranë, si dhe të konsultoni faqen zyrtare të internetit: www.ildkpki.al.