Inspektorati i Lartë i Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive dhe Konfliktit të Interesave në zbatim të Ligjit nr.152/2013, datë 30.5.2013 “Për Nëpunësin Civil”, i ndryshuar Kreu V- “Lëvizja paralele dhe ngritja në detyrë”, neni 26 dhe Vendimit të Këshillit të Ministrave nr.242, datë 18.3.2015, “Për plotësimin e vendeve të lira në kategorinë e ulët dhe të mesme drejtuese”, për 1 (një) vend të lirë pune në pozicionin “Përgjegjës në Sektorin e Administrimit të Financë Buxhet”, në ILDKPKI njofton se:
Nga procedura “Lëvizja Paralele” për 1 (një) vend të lirë pune, të nivelit të ulët drejtues, në pozicionin “Përgjegjës në Sektorin e Administrimit të Financë Buxhet” në Inspektoratin e Lartë të Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive dhe Konfliktit të Interesave, nuk është paraqitur asnjë kandidaturë dhe pozicioni i mësipërm rezulton ende vakant.
Procedura për lëvizje paralele mbyllet pa asnjë kandidat fitues.
Konkurrimi do të vazhdojë me plotësimin e vendeve të lira të punës, sipas Kreut V- “Lëvizja paralele dhe ngritja në detyrë”, të Ligjit nr. 152/2013, datë 30.5.2013 “Për Nëpunësin Civil”, i ndryshuar dhe Vendimit të Këshillit të Ministrave nr. 242, datë 18.3.2015, “Për plotësimin e vendeve të lira në kategorinë e ulët dhe të mesme drejtuese”, i ndryshuar, Kreu III, “Ngritja në Detyrë”.
Për sqarime, mund të kontaktoni në adresën e Inspektoratit të Lartë të Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive dhe Konfliktit të Interesave, në adresën: Rruga “Reshit Çollaku”, Tiranë, si dhe të konsultoni faqen zyrtare të internetit: www.ildkpki.al.
PER ME TEPER KLIKONI NE LINKUN BASHKENGJITUR