Inspektorati i Lartë i Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive dhe Konfliktit të Interesave, në zbatim të ligjit nr.152/2013, datë 30.5.2013 “Për Nëpunësin Civil”, i ndryshuar dhe Vendimit të Këshillit të Ministrave nr.243, datë 18.3.2015 “Për pranimin, lëvizjen paralele, periudhën e provës, dhe emërimin në kategorinë ekzekutive” i ndryshuar, Njësia Përgjegjëse e Inspektoratit të Lartë të Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive dhe Konfliktit të Interesave, në mbështetje të vlerësimit të kryer nga Komiteti i Pranimit për Lëvizjen Paralele, pas përfundimit të vlerësimit të intervistës së strukturuar me gojë, në procedurën “Lëvizja Paralele” për 1 (një) vend të lirë pune të kategorisë ekzekutive në grupin e pozicioneve të administrimit të përgjithshëm në pozicionin “Specialist në Sektorin e Administrimit Financë-Buxhet (Specialist Buxheti)”, në ILDKPKI shpall:
Kandidatin fitues për pozicionin Specialist në Sektorin e Administrimit Financë-Buxhet (Specialist Buxheti) në Inspektoratin e Lartë të Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive dhe Konfliktit të Interesave, si më poshtë:
1. Elda Beqiri 74 pikë
Për sqarime, mund të kontaktoni në adresën e Inspektoratit të Lartë të Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive dhe Konfliktit të Interesave, në adresën Blloku i Ambasadave, Rr. “Skënderbej”, Pallati nr.4, Tiranë, si dhe të konsultoni faqen zyrtare të internetit: www.ildkpki.al.