Në zbatim të Ligjit nr.152/2013, datë 30.05.2013 “Për nëpunësin civil”, i ndryshuar, Kreu V – “Lëvizja paralele dhe ngritja ne detyrë”, neni 26 dhe Vendimit të Këshillit të Ministrave nr.242 datë 18.03.2015,“Për plotësimin e vendeve të lira në kategorinë e ulët dhe të mesme drejtuese”, Njësia Përgjegjëse e Inspektoratit të Lartë të Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive dhe Konfliktit të Interesave, njofton se;
Nga procedura “Levizja paralele” për 1 (një) vend të lirë pune të nivelit mesëm drejtues, në pozicionin Ndihmës Inspektor në ILDKPKI, nuk është paraqitur asnjë kandidaturë dhe pozicioni i lartpërmendur rezulton ende vakant.
Procedurat për lëvizje paralele mbyllen pa asnjë kandidat.
Konkurrimi do të vazhdojë me plotësimin e vendit të lire të punës, sipas Kreut IV – “Pranimi në shërbimin civil”, të Ligjit nr.152/2013, datë 30.5.2013 “Për nëpunësin civil”, i ndryshuar dhe Vendimit të Këshillit të Ministrave nr. 242, datë 18.3.2015 ,“Për plotësimin e vendeve të lira në kategorinë e ulët dhe të mesme drejtuese”, i ndryshuar, Kreu III, “Ngritja në detyrë”.
Për sqarime mund të kontaktoni në adresën e Inspektoratit të Lartë të Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive dhe Konfliktit të Interesave, Rruga “Reshit Çollaku”, Tiranë.