Inspektorati i Lartë i Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive dhe Konfliktit të Interesave, në zbatim të ligjit nr.152/2013, datë 30.5.2013 “Për nëpunësin civil”, i ndryshuar, Kreu V – “Lëvizja paralele dhe ngritja në detyrë”, neni 26 dhe Vendimit të Këshillit të Ministrave nr. 242, datë 18.3.2015,“Për plotësimin e vendeve të lira në kategorinë e ulët dhe të mesme drejtuese” i ndryshuar, pas përfundimit të vlerësimit konkurrimi- testimi me shkrim dhe të intervistës së strukturuar me gojë, të kandidatëve për procedurën “Ngritja në detyrë”, për 1 (një) vend të lirë pune, i cili rezultoi vakant nga përfundimi i procedurës “Lëvizja paralele”, në kategorinë e nëpunësve civilë të mesëm drejtues, në pozicionin Ndihmës Inspektor në ILDKPKI, shpall:
Listën e kandidatit, fitues për pozicionin, Ndihmës Inspektor në Inspektoratin e Lartë të Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive dhe Konfliktit të Interesave si më poshtë;
- Dorina Laçi 75 (shtatëdhjetë e pesë) pikë
Për sqarime mund të kontaktoni në adresën e Inspektoratit të Lartë të Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive dhe Konfliktit të Interesave, Rruga “Reshit Çollaku”, Tiranë, si dhe të konsultoni faqen zyrtare në internet www.ildkpki.al.