Inspektorati i Lartë i Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive dhe Konfliktit të Interesave, në zbatim të Ligjit nr.152/2013, datë 30.05.2013 “Për nëpunësin civil”, i ndryshuar, Kreu V – “Levizja paralele dhe ngritja në detyrë”, neni 26 dhe Vendimit të Këshillit të Ministrave nr.242, datë 18.3.2015 “Për plotësimin e vendeve të lira në kategorinë e ulët dhe të mesme drejtuese”i ndryshuar, Njësia Përgjegjëse e Inspektoratit të Lartë të Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive dhe Konfliktit të Interesave, njofton se;
Pas verifikimit paraprak të dokumentacionit të paraqitur brenda afateve të përcaktuara, shpall Listën e Kandidatëve, që plotësojnë kërkesat e përgjithshme dhe të veçanta dhe që do të vazhdojnë konkurimin në proçdurën “Ngritja në Detyrë”, për 1 (një) vend të lirë pune të nivelit të ulët drejtues në pozicionin “Përgjegjës në Sektorin e Arkiv-Protokollit dhe Administrimit të Deklaratave të Pasurisë si më poshtë;
- Marçela Ruço
Konkurrimi- testimi me shkrim do të bëhet në datën 13.11.2020, në mjediset e ILDKPKI, në orën 10.00. lista e fituesve me mbi 70 pikë (mbi 70 % të pikëve) do të shpallen në datën.16.11.2020.
Për sqarime mund të kontaktoni në adresën e Inspektoratit të Lartë të Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive dhe Konfliktit të Interesave, Rruga “Reshit Çollaku”, Tiranë.