GJYKATA E POSAÇME E APELIT PËR KORRUPSIONIN DHE KRIMIN E ORGANIZUAR – VENDE TE LIRA PUNE

Bazuar ne ligjin nr. 98/2016 datë 06.10.2016 “Për organizimin e pushtetit gjyqësor në Republikën e Shqipërisë”, si dhe sipas shkresës së KLGJ-së me nr. 1654 prot., datë 09.03.2020, me lëndë: “Mbi miratimin e shtesës në organikën e gjykatës”, Gjykata e Posaçme e Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, shpall konkurrimin për 2 vende të lira pune, si më poshtë :
– Për 2(dy) vënde, në pozicionin nëpunës gjyqësore/ftues, pranë Gjykatës së Posaçme të Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar.
Kërkesa të përgjithshme: Kandidati duhet të plotësoj të gjitha kërkesat e përgjithshme për pranimin në shërbimin civil, sipas nenit nr. 55,pika 2 të Ligjit nr. 98/2016 datë 06.10.2016 “Për organizimin e pushtetit gjyqësor në Republikën e Shqipërisë”.
Nëpunësi gjyqësor /ftues është subjekt proçedurial dhe përmbush detyrat proçeduriale në përputhje me dispozitat përkatëse të Kodit të Proçedures Penale.
Përshkrimi i përgjithshëm i punës për pozicionin nëpunës gjyqësor/fues, janë si më poshtë:
• Nëpunësi gjyqësor/ftues në kryerjen e detyrave të tij bashkëpunon me sekretarine gjyqësor dhe sekretarin e seancës. Ai i dorëzon sekretarit gjyqësor përkatës aktet e njoftimit përpara datës së përcaktuar për seancën gjyqësore;

• Nëpunësi gjyqësor/ftues duhet të marrë pjesë në seancën gjyqësore dhe merr masa për zbatimin e urdhërave të gjykatës për njoftimin dhe futjen në sallë të dëshmitareve, ekspertëve dhe kërkon nga ata solemnitet e respektim të trupit gjykues.

• Orienton palet të vendosen para gjykates.
• Njofton aktet me shkrim, telefon e kundrejt firmës së marrësit, kur është e mundur, dëshmitarët, ekspertët etj, sipas mënyrës së përcaktuar në proceduren civile e penale dhe në çdo rast, tregon kujdes për eleminimin e shkaqeve të pavlefshmerise së njoftimeve e të akteve. Aktet e njoftuara para datës së caktuar për seancen gjyqësore i dorezon tek sekretari seances përkatëse.

• Bashkëpunon me sekretarët gjyqësorë për zhvillimin e proceseve, për përgatitjen e dokumenteve, vërtetimeve, njoftimeve dhe akteve të tjera të kërkuara prej tyre, si edhe, kur nevojitet, përgatit kopje të dokumenteve dhe bashkëlidhje të dosjeve;

• Siguron kushtet e sallës së gjykimit që do të përdoret, si edhe rregullin brenda saj, etj.
Kërkesat e veçanta për pozicionin Nëpunës Gjyqësor/ftues, janë si më poshtë :
• të jenë diplomuar në drejtësi;

• përvoja në punë prej të paktën një vit të njohur si praktikë profesionale ose çdo lloj përvoje tjetër profesionale që lidhet me gjykatën ka përparësi;

• të njohë dhe të përdorë programet bazë të punës në kompjuter;

• të ketë aftësi të mira komunikimi dhe të punës në grup;

• të mos ketë masa disiplinore në fuqi, ose të mos jetë në proçedim disiplinor.
Kandidati duhet të paraqes zyrtarisht, brenda datës 18.09.2020, pranë Kryesekretarisë së Gjykatës së Posaçme të Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, dokumentat e mëposhtëm:
• Kërkesë motivimi për aplikim në vendin e punës që konkuron.

• CV. • Fotokopje të noterizuar të diplomës dhe listës së notave.

• Fotokopje të noterizuar të librezës së punës,

• Fotokopje të çertifikatave të trajnimeve apo kualifikimeve (nëse ka).

• Vërtetim të gjendjes shëndetsore (raport i aftësisë në punë).

• Vërtetim i gjendjes gjyqësore si dhe formular të vetdeklarimit të gjëndjes gjyqësore).

• Kontaktet (numër telefoni dhe adresë email) dhe adresën e plotë të vendqëndrimit.

• Fotokopje e kartës së identitetit.

• Vërtetim banimi.

• Çertifikatë familjare .

• Gjithashtu bazuar në nenin 6 të ligjit 95/2016” Për organizimin dhe funksionimin e institucioneve për të luftuar korrupsionin dhe krimin e organizuar” kandidati i nënshtrohet Procedurës së verifikimit të kushteve të sigurisë përpara emërimit në detyrë ku bashkë me kërkesën për aplikim, plotëson dhe dorëzon:

• a) dhënien e pëlqimit për kontrollin periodik të llogarive të tyre bankare dhe të telekomunikimeve vetjake, për të cilën kandidati plotëson dhe nënshkruan një deklaratë me shkrim, sipas shtojcave B1 dhe B2 të këtij ligji;

• b) dhënien e pëlqimit prej anëtarëve të afërt të familjes për kontrollin periodik të llogarive të tyre bankare dhe të telekomunikimeve vetjake, për të cilën anëtari i
afërt i familjes plotëson dhe nënshkruan një deklaratë me shkrim, sipas shtojcës B3 të këtij ligji.

• c). Kandidati, bashkë me kërkesën për aplikim, plotëson dhe dorëzon deklaratat e kontrollit të pasurive dhe të konfliktit të interesit pranë institucioneve përkatëse të emërtesës. (në vijim)
Mosparaqitja e plotë e dokumentave sjell skualifikim të kandidatit.
Konkurrimi zhvillohet në dy faza:
1. Verifikimi paraprak, i përmbushjes së kushteve minimale për pozicionin e punës dhe kërkesave të veçanta në shpalljen për konkurrim, do të kryhet brenda datës 25.09.2020,nga Kancelari, dhe brenda kësaj date do të shpallet lista e kandidatëve që plotësojnë kushtet e përgjithshme dhe të veçanta në shpalljen për konkurrim dhe listat e atyre që nuk i plotësojnë.
2. Intervista e strukturuar me gojë, për kandidatët fitues të fazës së parë, do të zhvillohet më datë 30.09.2020 ora 12:00, pranë ambienteve të Gjykatës së Posaçme të Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar.
– Fusha e njohurive, aftësitë dhe cilësitë që do të vlerësohen në intervistë janë :
Kushtetuta e Republikës së Shqipërisë, e ndryshuar: Ligji nr. 98/2016 “ Për organizimin e pushtetit gjyqësor në Republikën e Shqipërisë”; Ligji nr. 95/2016 “Për organizimin dhe funksionimin e institucioneve për të luftuar korrupsionin dhe krimin e organizuar”, Ligji nr. 96/2016 “ Për statusin e gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë”; Kodi i Procedurës Penale; Kodin e Procedurës Civile; ligji nr. 9131 datë 08.09.2003 “ Për rregullat e etikës në Administratën Publike”.

Vlerësimi i kandidateve do të bëhet sipas kërkesave të ligjit nr. 98/2016 “Për organizimin e pushtetit gjyqësor në Republikën e Shqipërisë”.
Data e daljes së rezultateve do të jetë data 01.10.2020 .
Njoftimi dhe komunikimi për kandidatët do të jetë nëpërmjet telefonit dhe adresës së email të kandidatit.