Në mbështetje të Kodit të Punës së RSH, të ndryshuar, UB Nr. 4 datë 16.01.2020 të Zv/Kryetarit të Gjykatës, ligjit 98/2016 “Për organizimin e pushtetit gjyqësor në RSH” (neni 41,50,51) njoftohen kandidatët e interesuar për vend të lirë pune në pozicionin punonjës i gjykatës (ftues) me kohëzgjatje me afat tre mujor në respektim të periudhës së provës, në Gjykatën Administrative Shkalla e Parë Shkodër.
Kushtet që duhet të plotësojë kandidati/ja për këtë pozicion janë:
- Të ketë zotësi të plotë për të vepruar.
- Të jetë në kushte shëndetësore për kryejrjen e detyrave
- Të ketë nivelin arsimor të përshtatëm (arsimi lartë avantazh)
- të ketë përvojë pune që lidhet me gjykatën (avantazh) ose aftësi të mira dhe korrekte komunikimi.
- të mos jetë i dënuar penalisht me vendim gjyqësor të formës së prerë për kryerje të një vepre penale.
- Nëse ka eksperienca pune të mëparshme të mos ketë masë disiplinore (në fuqi ose të jetë larguar) gjatë asaj marrëdhënie pune. Si dhe njohja mirë e kompjuterit dhe njohuri të gjuheve të huaja janë avantazh
- Kualifikime të tjera të kryera janë avantazh
Aplikantët duhet të dorëzojnë kopje të këtyre dokumentave:
- Kërkesë me shkrim
- Kopje karte ID
- Raport i gjendjes shëndetësore
- Diplome e shkolles se mesme apo Diploma bachelor + listë e notave (nëse ka) të noterizuara
- Librezë pune (e noterizuar) ose Vërtetime për praktika të kryera (të noterizuara)
- Referencë vlerësim pune (nëse ka)
- CV
- Vërtetim nga gjykata që nuk ka proces penal
- Vërtetim nga prokuroria që nuk ka proçedim penal
- Dëshmi penaliteti ose Formular vetëdeklarimi te gjendjes gjyqesore
- Certifikata apo diploma te kualifikimeve të mundshme (nese ka)
të cilat mund të dorëzohen me postë apo dorazi në adresën Gjykata Administrative e Shkallës së Parë Shkodër (L. “Q Stafa” Rr. “Don Bosco” Shkoder), Zyra e Protokollit, deri më datë 30.01.2020. Per rezultatet e shqyrtimit te dokumentacionit dhe intervistes kandidatet do te njoftohen per renditjen deri me date 31.01.2020