Mbështetur në nenin 4, pika 3, germa “a” dhe “d”, të ligjit nr. 8102, datë 28.03.1996 “Për kuadrin rregullator të sektorit të furnizimit me ujë dhe largimit e përpunimit të ujërave të ndotura”, i ndryshuar, Ekipi Përzgjedhës shpall konkurrim për vendin vakant të:
Anëtarit të Komisionit Kombëtar të Entit Rregullator të Ujit, me mandat deri në fund të mandatit të papërfunduar të anëtarit të mëparshëm, profesionist sipas përcaktimeve në përputhje me nenin 4, të pikës 3, germa “a” të ligjit nr.8102, ”Për kuadrin rregullator të sektorit të furnizimit me ujë dhe të largimit dhe përpunimit të ujërave të ndotura”, i ndryshuar.
Kandidati për anëtar i Komisionit Kombëtar të Entit Rregullator të Ujit, në përputhje me nenin 4, të pikës 3, gërma ”a” e ligjit nr. 8102, duhet të jetë profesionist i kualifikuar me diplomë universitare dhe të paktën 10 vjet përvojë pune me profesion sipas nenit 4, pika 3, germa “a”.
Kandidati nuk duhet të jetë në kushtet e papajtueshmërive dhe përjashtimeve të parashikuara nga ligji nr. 8102 dhe legjislacioni në fuqi.
PER ME TEPER KLIKONI NE LINKUN BASHKENGJITUR: Njoftim per vend te lire pune_Anetar Komisioni