Drejtoria Rajonale e Formimit Profesional Publik nr.1 VENDE TE LIRA PUNE

Drejtoria Rajonale e Formimit Profesional publik nr.1  TIRANE VENDE TE LIRA PUNE

PER POZICIONIN

1.    Specialist Instruktor me kohë të pjesshme për kryerjen e kursit “Instalime Elektrike”

Duke u mbështetur në Ligjin Nr.8872, datë 29.03.2002 “Për arsimin dhe formimin Profesional në Republikën e Shqipërisë” i ndryshuar, Udhëzimin Nr.6, datë24.02.2015”Për Kriteret e përgjithëshme dhe procedurat për marrjen në punë të personelit të mësimdhënies teorike dhe praktike në institucionet publike të arsimit dhe formimit professional ndryshuar me Udhëzimin Nr. 10 datë 16.03.2016:

Drejtoria Rajonale e Formimit Profesional publik nr.1 shpall 1 (një) vend të lirë pune:

1.    Specialist Instruktor me kohë të pjesshme për kryerjen e kursit “Instalime Elektrike”

Kandidatët duhet të plotësojnë këto kritere:

Kandidatët duhet të plotësojnë këto kritere:

·         Te ketë një Diplomë të Arsimit të lartë të lidhur me profilin e instruktorit të formimit professional në secilën prej fushave të kërkuara më sipër

·         Të ketë jo më pak se 3 vjet eksperiencë pune në profilin teknik të aplikimit

·         Të mos ketë masa administrative dhe penale në fuqi

Aplikantët duhet të dorëzojnë pranë DRFPP Nr.1 brenda 10 ditëve nga shpallja e njoftimit dosjen me këto dokumenta:

·         Jetëshkrimin dhe dokumentat mbështetëse (referenca, letra interesi)

·         Gjeneralitetet nëpërmjet kartës ID

·         Diplomë dhe listë notash fotokopje të noterizuar

·         Çertifikata kualifikuese origjinale ose fotokopje të noterizuara

·         Raport mjeko-ligjor

·         Dëshmi penaliteti të marrë jo më herët se 3 muaj para datës së aplikimit

·

Dokumentat do të dorëzohen në zyrën e Protokollit sipas Pikës 2 të Udhëzimit Nr.10 datë 16.03.2016 brenda 10 ditësh nga shpallja e këtij njoftimi.