DREJTORIA E PËRGJITHSHME E ÇERDHEVE DHE KOPSHTEVE VENDE TE LIRA PUNE

DREJTORIA E PËRGJITHSHME E ÇERDHEVE DHE KOPSHTEVE VENDE TE LIRA PUNE

PER POZICIONET

2 (dy) vende të lira pune për Ndihmës Kuzhiniere në Çerdhe

Ju informojmë se, në Drejtorinë e Përgjithshme të Çerdheve dhe Kopshteve, Bashkia Tiranë, në zbatim të organigramës miratuar me Urdhrin Nr. 25311/2, datë 29.06.2018. “Për Miratimin e Nivelit të Pagave të Punonjësve të Qëndrës Ekonomike të Zhvillimit dhe Edukimit të Fëmijëve, Institucion në Varësi të Bashkisë së Tiranës”, sipas kategorizimit të pagave, në strukturën bashkëlidhur këtij urdhëri, Vendimit Nr. 19521/1, datë 16.05.2019, “Për miratimin e Rregullores për Organizimin, Funksionimin, Detyrat dhe Përgjegjësitë e administratës së Qendrës Ekonomike të Zhvillimit dhe Edukimit të Fëmijëve, institucion në varësi të Bashkisë Tiranë, Urdhrit Nr. 4285/1, datë 28.01.2020 “Për miratimin e strukturës dhe organikës së Drejtorisë së Përgjithshme të Çerdheve dhe Kopshteve, institucion në varësi të Bashkisë Tiranë ”, VKB nr. 159, datë 26.12.2019 “Për emërtimin dhe miratimin e stemave të drejtorive të përgjithshme të punëtorëve të qytetit dhe Qendrës Ekonomike të Zhvillimit dhe Edukimit të Fëmijëve, institucione në varësi të Bashkisë Tiranë”, shpallen 2 (dy) vende të lira pune për Ndihmës Kuzhiniere në Çerdhe (Kategoria/ Klasa III).

 

Dokumentacioni i kërkuar në dosjen personale, në momentin që aplikanti shpallet fitues:

  1. CV
  2. Vërtetim banimi
  3. Çertifikatë personale dhe familjare
  4. Dëftesë/ Diplomë + listë notash (kopje të noterizuara)
  5. Çertifikata,kualifikime etj (nëse dispononi)
  6. Librezë pune origjinale
  7. Raport mjeko – ligjor
  8. Dëshmi penaliteti (deri në momentin e paisjes me dëshmi penaliteti, fotokopje të kuponit të aplikimit në postë)
  9. 2 fotografi
  10. Llogarie në Bankën Tirana

 

Disa nga detyrat që duhet të kryejë ndihmës kuzhinierja janë:

 

  1. Është përgjegjëse për rregullin dhe higjenën në kuzhinë.
  2. Kryen procesin e larjes së enëve dhe mjeteve të tjera të kuzhinës.
  3. Parapërgatit të gjithë artikujt ushqimorë për gatim.
  4. Ndihmon kuzhinieren në procesin e gatimit.

Për sa më sipër sqarojmë se:

 

Për pozicionin e punës si Ndihmës kuzhiniere në Çerdhe, duhen plotësuar kriteret e mëposhtme:

Të ketë arsimin e mesëm dhe kualifikime në fushën e kulinarisë.

 

 

Afati për dërgimin e CV- ve është deri më datë 11.07.2020.

* Aplikimi behet duke dërguar CV-në dhe kërkesën për punësim në pozicionin e dëshiruar tek e-mail: femijet@tirana.al.

 

Drejtoria e Përgjithshme e Çerdheve dhe Kopshteve

 
Bashkia Tiranë