Në mbështetje të ligjit nr.152/2013, datë 30.05.2013 “Për nëpunësit civil” i ndryshuar, VKM-së nr.242 “Për plotësimin e vendeve të lira në kategorinë e ulët dhe të mesme drejtuese”, i ndryshuar, po ju dërgojmë njoftimin për verifikimin paraprak të lëvizjes paralele për vendin e lirë të punës në kategorinë si më poshtë:
Njoftim për verifikim paraprak (lëvizje paralele) në kategorinë e mesme drejtuese
Drejtor në Drejtorinë e Burimeve Njerëzore, Arsimit dhe Shëndetësisë.
Në përfundim të afatit të dorëzimit të dokumentacionit, pas verifikimit paraprak rezulton se nuk është paraqitur asnjë kandidat që plotëson kushtet për lëvizjen paralele.
Për sa më lart plotësimi i këtij pozicioni do të vazhdoj me procedurën e Ngritjes në Detyrë sipas njoftimit në shpalljen e këtij pozicioni.