Në mbështetje të ligjit nr. 152/2013, datë 30.05.2013 “Për nëpunësit civil” i ndryshuar, Vendimit të Këshillit të Ministrave nr. 243, datë 18.03.2015 “Për pranimin, lëvizjen paralele, periudhën e provës dhe emërimin në kategorinë ekzekutive”, VKM-së nr.242 “Për plotësimin e vëndeve të lira në kategorinë e ulët dhe të mesme drejtuese “, i ndryshuar, po ju dërgojmë bashkëlidhur njoftimet e verifikimit paraprak për lëvizjen paralele për kategoritë si më poshtë:
Në kategorinë e ulët drejtuese
– Përgjegjës në Sektorin e Emergjencave Civile, pranë Drejtorisë së Objekteve në Bashkëpronësi dhe Emergjencave Civile.
Në përfundim të afatit të dorëzimit të dokumentacionit, pas verifikimit paraprak rezulton se kandidati që plotëson kushtet për lëvizjen paralele është:
1. Erjon Doko
Intervista e strukturuar me gojë, do të zhvillohet më datë 30.07.2026 ora 11:00, në ambjetet e Bashkisë Vorë
Për sa i përket pozicioneve:
– Përgjegjës në Sektorin e Prokurimeve Publike dhe Blerjeve, Drejtoria e Menaxhimit Ligjor dhe Prokurimit Publik
Në kategorinë Ekzekutive
– 1 (një) Specialist I Bujqësisë dhe Resurseve Tokësore në Sektorin e Bujqësisë, Resurseve Tokësore dhe Shërbimeve Veterinare, Drejtoria e Administrimit të Pronave, Kadastrës dhe Resurseve Tokësore
– 1 (një) Specialist i Monitorimit dhe Vlerësimit të Programeve/ Projekteve në Sektorin e Monitorimit të Performancës, Drejtoria e Menaxhimit te Buxhetit, Strehimit dhe Performances,
Në përfundim të afatit të dorëzimit të dokumentacionit, pas verifikimit paraprak rezulton se nuk është paraqitur asnjë kandidat që plotëson kushtet për lëvizjen paralele.
Për sa më lart plotësimi i këtyre pozicioneve do të vazhdoj me procedurën e Pranimit apo Ngritjes në detyrë në shërbimin civil sipas njoftimit në shpalljen e këtyre pozicioneve.