Njësia e Menaxhimit të Burimeve Njerëzore, Bashkia Vorë në mbështetje të ligjit nr. 152/2013, datë 30.05.2013 “Për nëpunësit civil” i ndryshuar, VKM-së nr. 242, date 18.03.2015 “Për plotësimin e vendeve të lira në kategorinë e ulët dhe të mesme drejtuese” i ndryshuar, Vendimit të Këshillit të Ministrave nr. 243, datë 18.03.2015 “Për pranimin, lëvizjen paralele, periudhën e provës dhe emërimin në kategorinë ekzekutive”, i ndryshuar, në përfundim të fazës së vlerësimit të kandidatëve, njofton se për pozicionet si:
1. Përgjegjës në Sektorin e Biznesit, Drejtoria e Taksave dhe Tarifave Vendore
Kandidati fitues është:
Z. Gersjan Subashi me 85.4 pikë
2. Për pozicionin: Specialist Jurist në Sektorin e Kontrollit dhe Zhvillimit të Territorit pranë Drejtorisë së Planifikimit dhe Kontrollit të Zhvillimit të Territorit.
Kandidati fitues është:
Z. Ardjan Sukthi me 79.4 pikë
3. Për pozicionin: Specialist Strehimi në Sektorin e Programeve të Strehimit pranë Drejtorisë së Menaxhimit Financiar dhe Programeve të Strehimit.
Kandidati fitues është:
Znj. Ada Tereziu me 79.4 pikë
4. Për pozicionin: Specialist Informimi në Sektorin e Informimit dhe Monitorimit Performancës pranë Drejtorisë së Informimit, Integrimit Evropian Projekteve Strategjike dhe Monitorimit të Performancës
Kandidati fitues është:
Znj. Bleona Domi me 82.6 pikë
5. Për pozicionin: Specialist i Cështjeve Ligjore, në Sektorin e Cështjeve Ligjore pranë Drejtorisë së Cështjeve Ligjore dhe Prokurimit Publik
Kandidati fitues është:
Znj. Luiza Hoxha me 81.2 pikë
6. Për pozicionin: Specialist në Sektorin e Bujqësisë Kullimit Vaditje Diga Veterinarisë në Sektorin e Bujqësisë Kullimit Vaditje Diga Veterinarisë pranë Drejtorisë së Administrimit Menaxhimit dhe Mbrojtjes së Tokës
Kandidati fitues është:
Z. Besmir Deliu me 85 pikë