- “Drejtor” në Drejtorinë e Infrastrukturës dhe Investimeve Publike
Në zbatim të ligjit Nr.152/2013 “Për nëpunësin civil” i ndryshuar, në vijim të procedurave të konkurrimit për plotësimin e vendit të lirë në pozicionin “Drejtor” në Drejtorinë e Infrastrukturës dhe Investimeve Publike të Bashkisë Vlorë me procedurën e ngritjes në detyrë dhe pranimit nga jashtë në shërbimin civil në kategorinë e ulët dhe të mesme drejtuese, sipas parashikimeve të nenit 26 të ligjit, KPND shpall rezultatin paraprak të konkurentëve të cilët kanë grumbulluar mbi 70 pikë:
1. Kristaq Jorgaqi
- “Specialist IT” në Sektorin e IT
Në zbatim të ligjit Nr.152/2013 “Për nëpunësin civil” i ndryshuar, në përfundim të procedurave të konkurimit për plotësimin e vendit të lirë në pozicionin “Specialist IT” në Sektorin e IT të Bashkisë Vlorë me procedurën e pranimit në shërbimin civil, sipas parashikimeve të nenit 22 të ligjit, KPP shpall rezultatin paraprak të konkurentëve të cilët kanë grumbulluar mbi 70 pikë:
1. Mario Mullai
2. Denis Demaj
- “Specialist Jurist” në Drejtorinë Juridike
Drejtoria e Burimeve Njerëzore të Bashkisë Vlorë në bazë të nenit 22 të ligjit nr.152/2013 “Për nëpunësin civil” i ndryshuar dhe të Kreut II të VKM nr. 243, datë 18.3.2015, “Për pranimin, lëvizjen paralele, periudhën e provës dhe emerimin ne kategorine ekzekutive”, për procedurën e lëvizjes paralele në shërbimin civil, shpall: Aplikantët e kualifikuar për të vazhduar procedurën e lëvizjes paralele në shërbimin civil:
1. Albion Arizi
Procedura e konkurrimit do të zhvillohet në datën 06.01.2026 ora 11:00 në ambjentet e Bashkisë Vlorë.
- Përgjegjës në Sektorin e Prokurimeve
Në zbatim të nenit 26, të ligjit 152/2013 “Për nëpunësin civil”, i ndryshuar, si dhe të Kreut III të VKM nr. 242, datë 18.03.2015, “Për plotësimin e vendeve të lira në kategorinë e ulët dhe të mesme drejtuese”, Drejtoria e Burimeve Njerëzore, Bashkia Vlorë, shpall:
Aplikantët e kualifikuar për të vazhduar procedurën e ngritjes në detyrë/pranim në Shërbimin Civil:
1. znj. Alma Bushaj
Procedura e konkurrimit do të zhvillohet në datën 12.01.2026, ora 11:00 në ambientet e Bashkisë Vlorë.
- Specialist në Sektorin e Diasporës dhe migracionit, Drejtoria e Projekteve të Huaja, Integrimit Europian dhe Diasporës
Drejtoria e Burimeve Njerëzore të Bashkisë Vlorë në bazë të nenit 22 të ligjit nr. 152/2013 “Për nëpunësin civil” i ndryshuar dhe të Kreut II të VKM nr. 243, datë 18.3.2015, “Për pranimin, levizjen paralele, periudhen e proves dhe emerimin ne kategorine ekzekutive”, për procedurën e pranimit në shërbimin civil, shpall:
Aplikantët e kualifikuar për të vazhduar procedurën e pranimit në Shërbimin Civil:
1. znj. Aurela Ferraj
Procedura e konkurrimit do të zhvillohet në datën 16.01.2026, ora 11:00 në ambientet e Bashkisë Vlorë.