Bashkia Vlore, Verifikim Paraprak

Drejtoria e Burimeve Njerëzore të Bashkisë Vlorë në bazë të nenit 22 të ligjit nr.152/2013 “Për nëpunësin civil” dhe pikës 1 të Kreut II të VKM nr. 243, datë 18.3.2015, “Pranimin, lëvizjen paralele, periudhën e provës dhe emërimin në kategorinë ekzekutive”, njofton se për plotësimin e vendeve të lira të punës me procedurën e lëvizjes paralele nuk shpallet asnjë kandidat.

(Inspektor Auditi në Njësinë e Auditit të Brendshëm)

Në këto kushte plotësimi i këtyre vendeve të lira pune do të vazhdojë me procedurën e pranimit në shërbimin civil.

 

Njoftimi i aplikantëve me këtë procedurë do të bëhet në faqen e Shërbimit Kombëtar të Punësimit dhe atë të Bashkisë Vlorë në datën 16.09.2023.

 

Procedurat e konkurrimit do të zhvillohet në datën 29.09.2023 ora 11:00 në ambientet e Bashkisë Vlorë.

 

FUSHAT E NJOHURIVE, AFTËSITË DHE CILËSITË MBI TË CILAT DO TË ZHVILLOHET TESTIMI ME SHKRIM DHE INTERVISTA

 

Kandidatët do të vlerësohen në lidhje me:

· Ligjin nr. 139/2015 “Për vetëqeverisjes vendore”

· Ligjin nr. 152/2013 “Për nëpunësin civil”

· Ligjin nr. 114/2015 “Për auditimin e brendshëm në sektorin publik”

· Ligjin nr. 9131 dt. 08.09.2003 “Për rregullat e Etikës në Administratën Publike”

· Ligjin nr. 9367 dt. 07.04.2005 “Për parandalimin e konfliktit të interesave në ushtrimin e funksioneve publike”,

· Ligjin nr. 119/2014 “Për të drejtën e informimit”

 

Kandidatët do të vlerësohen në lidhje me:

a- deri në 15 pikë për dokumentacionin e dorëzuar

b- deri në 60 pikë për vlerësimin me shkrim

c- deri në 25 pikë për Intervistën e strukturuar me gojë

 

Më shumë detaje në lidhje me vlerësimin me pikë, metodologjinë e shpërndarjes së pikëve, mënyrën e llogaritjes së rezultatit përfundimtar i gjeni në Udhëzimin nr. 2, datë 27.03.2015, të Departamentit të Administratës Publike “www.dap.gov.al” http://dap.gov.al/2014-03-21-12-52-44/udhezime/426-udhezim-nr-2-date-27-03-2015

 

 

DATA E DALJES SË REZULTATEVE TË KONKURRIMIT

Data e daljes së rezultateve paraprake të konkurrimit do te jete brenda dates: 09.10.2023