BASHKIA VORË, VERIFIKIM PARAPRAK

Në zbatim të Ligjit nr. 152/2013 “Për nëpunësin civil” i ndryshuar, Vendimit Nr. 243, Datë 18.03.2015, I ndryshuar me VKM Nr. 746, Datë 19.12.2018 “Për pranimin, lëvizjen paralele, periudhën e provës dhe emërimin në kategorinë ekzekutive”, po ju dërgojmë për publikim njoftimin për verifikimin paraprak të lëvizjes paralele për vendin e lire të punës në kategorinë si më poshtë:

Në kategorinë ekzekutive për pozicionin

  • 1 (një) Specialist Protokolli në Sektorin e Protokoll-Arkivës, Drejtoria e Burimeve Njerëzore.

Në përfundim të afatit të dorëzimit të dokumentacionit, pas verifikimit paraprak rezulton se nuk është paraqitur asnjë kandidat që plotëson kushtet për lëvizjen paralele.

Për sa më lart plotësimi i këtij pozicioni do të vazhdoj me procedurën e Pranimit në shërbimin civil sipas njoftimit në shpalljen e këtij pozicioni.