Bashkia Vau Dejës në zbatim të nenit 26 të ligjit Nr. 152/2013 “Për nëpunësin civil”, i ndryshuar, si dhe Kreut II, pika 11 e Vendimit nr.242, datë 18.03.2015 të Këshillit të Ministrave “Për plotësimin e vendeve të lira në kategorinë e ulët dhe të mesme drejtuese”, i ndryshuar, në përfundim të fazës së verifikimit paraprak për ngritjen në detyrë, njofton se për pozicionet:
- Drejtor i Drejtorisë së Mbrojtjes dhe Emergjencave Civile
- Drejtor i Drejtorisë së Shërbimeve Publike, Mbrojtjes së Konsumatorit dhe Veterinarisë
- Drejtor i Drejtorisë së Integrimit Europian, Projekteve dhe Përformancës
- Drejtor i Drejtorisë së Mbrojtjes, Përfshirjes dhe Strehimit Social
- Drejtor i Drejtorisë së Menaxhimit të Pyjeve, Bujqësisë dhe Mbrojtjes së Mjedisit
- Drejtor i Drejtorisë së Planifikimit të Territorit, Kadastres dhe Investimeve Publike.
Mbyllet procedura e ngritjes në detyrë për këto pozicione punë, pa konkurentë dhe pa fitues