BASHKIA VAU DEJËS, VERIFIKIM PARAPRAK

Bashkia Vau Dejës në zbatim të nenit 26 të ligjit Nr. 152/2013 “Për nëpunësin civil”, i ndryshuar, si dhe Kreut III, pika 21/a e Vendimit nr.242, datë 18.03.2015 të Këshillit të Ministrave “Për plotësimin e vendeve të lira në kategorinë e ulët drejtuese”, i ndryshuar, në përfundim të fazës së verifikimit paraprak për levizjen paralele, njofton se për pozicionet:

  • Përgjegjës i Sektorit të Shërbimit Social
  • Përgjegjës i Sektorit të Informimit Publik, Medias dhe IT
  • Përgjegjës i Sektorit të Protokollit dhe Arkivës
  • Përgjegjës i Sektorit të Z1N

Mbyllet procedura e levizjes paralele për kategorinë e ulët drejtuese pa konkurentë dhe pa fitues.

Bashkia Vau Dejës në zbatim të nenit 25 të ligjit Nr. 152/2013 “Për nëpunësin civil”, i ndryshuar dhe kreut VII, pika 7 e Vendimit nr.243, datë 18.03.2015 të Këshillit të Ministrave “Për pranimin, lëvizjen paralele, periudhën e provës dhe emërimin në kategorinë ekzekutive”, i ndryshuar, në përfundim të fazës së vlerësimit të kandidatëve njofton se për pozicioninet:

  • “Specialist në Sektorin e Buxhetit dhe Financës”

Mbyllet procedura e lëvizjes paralele për kategorinë ekzekutive pa konkurentë dhe pa fitues