BASHKIA VAU DEJËS- SHPALLJE PËR LËVIZJE PARALELE, NGRITJE NË DETYRË DHE PRANIM NGA JASHTË SHËRBIMIT CIVILNË KATEGORINË E ULËT DREJTUESE

 

Në zbatim të nenit 26 të Ligjit 152/2013 “Për Nëpunësin Civil” i ndryshuar,’ VKM-së Nr.142 datë 12.03.2014, “Për përshkrimin dhe klasifikimin e pozicioneve të punës në institucionet e administratës shtetërore dhe institucionet e pavarura” i ndryshuar ; si dhe të Kreut II, III, IV dhe VII, të Vendimit Nr. 242, datë 18/03/2015, të Këshillit të Ministrave, “Per plotësimin e vendeve të lira në kategorinë e ulet dhe të mesme drejtuese”,Bashkia Vau Dejës, shpall proceduren e lëvizjes paralele dhe ngritjes në detyrë për kategorinë e ulët drejtuese, për pozicionin:

 

Përgjegjës i Sektorit të Rregjistrimit dhe Kontabilizimit  të të Ardhurave, Drejtoria Ekonomike.

 

Niveli i diplomes: Master Shkencor

Lloji i diplomes:  Shkenca Ekonomike

Kategoria e pages: III-a/1

 

Afati për dorëzimin e dokumenteve për:

 

LEVIZJE PARALELE: 03.10.2019

 

NGRITJE NË DETYRË:  08.10.2019


   

 

PRANIMI NGA JASHTË SHËRBIMIT CIVIL    08.10.2019

Përshkrimi përgjithësues i punës për pozicionet si më sipër është:

 

Janë pjesë e Drejtorisë Ekonomike. Merren me  mbajtjen e kontabilitetit, ndjekin mënyrën e kontabilizimit dhe pagesën e detyrimeve tatimore.

 

DETYRAT

  • Përgjigjet për organizimin dhe drejtimin e punës në sektorin përkatës .
  • Përgjigjet për përgatitjen e parashikimit të të ardhurave vjetore nga taksat dhe tarifat vendore, të cilin e paraqet për miratim tek drejtori.
  • Raporton mbi baza mujore pranë drejtorit për realizimin e të ardhurave për çdo taksë ose tarifë vendore dhe përgjigjet për realizimin e tyre.
  • Raporton tek drejtori mbi numrin e subjekteve debitor dhe përgatit listën e debitorëve, të cilën ia përcjell më pas sektorit të borxhit dhe sektorit të kontrollit çdo muaj.
  • Kujdeset për mënyrën e mbajtjes së kontabilitetit, ndjek mënyrën e kontabilizimit dhe pagesën e detyrimeve tatimore.
  • Bashkëpunon me përgjegjësit e sektorëve të tjerë të drejtorisë duke shkëmbyer informacion ndërmjet tyre.
  • Përgjigjet për kryerjen e akt-rakordimeve me strukturat përkatëse të Bashkisë dhe agjentëve tatimor, të cilat i paraqet më pas për miratim pranë drejtorit.
  • Përpunon informacionin e ardhur nga sektori i kontrollit në lidhje me subjektet e evidentuara dhe rregjistruara në terren dhe organizon punën për llogaritjen dhe kontabilizimin e detyrimeve tatimore mbi bazën e këtij informacioni.
  • Organizon punën dhe merr masa për njoftimin e subjekteve debitor.
  • Jep informacione javore pranë drejtorit lidhur me pagesat e detyrimeve nga subjektet dhe numrin e debitorëve.
  • Të kontabilizojë në menyrë korrekte dhe periodike të gjitha detyrimet tatimore
  • Të rakordojë me degen e financës në bazë të postës për çdo bankë.
  • Të hartojë ditaret e pagesave për çdo subjekt dhe rakordon me inspektoret e financës dhe buxhetit në bashki.
  • Të kryej të gjitha procedurat tatimore për arketim
  • Të përgatisë njoftimet për pagesën e detyrimit tatimor për arkëtimin e borxheve të subjekteve.
  • Të përgatisë njoftimet për pagesë e detyrimit tatimor në momentin që konstaton se detyrimet nuk janë paguar në afatet ligjore.
  • Administron arkivën dhe dosjen përkatese të çdo subjekti.
  • Administron rregjistrin dhe kontratat për ambulantet, hapsirat publike, tabela, reklamat për subjektet dhe kompanite reklamuese, parkingjet e rezervuara, hotelet, etj.
  • Përpilon vërtetimet mbi bazën e kërkesave të tatimpaguesve, pas marrjes së informacionit nga sektori i kontrollit në terren.
  • Ndjek hartimin e projekt-buxhetit në tërësinë e elementëve të tij.
  • Paraqet për miratim tek drejtori programet e punës.
  • Mbanë evidencë ditore të paraqitjes në punë për punonjësit e sektorit që mbulon
  • Përgatit korrespondencën për QKB, drejtori të tjera pranë Bashkisë, apo institucione të tjera për aq sa ato kanë lidhje për informacionin që disponon ky sektor.
  • Kryen edhe detyra të tjera të parashikuara në nenin 42 të rregullores
  • Përgjegjesi i Sektorit raporton dhe përgjigjet direkt tek Drejtori i Drejtorisë.

 

 

  1. LËVIZJA PARALELE

 

1.1 KUSHTET PËR LËVIZJEN PARALELE DHE KRITERET E VEÇANTA:

 

Kandidatët duhet të plotësojnë kushtet për lëvizjen paralele si vijon:

  1. Të jenë nëpunës civilë të konfirmuar
  2. Të mos kenë masë disiplinore në fuqi;
  3. Të kenë të paktën vlerësimin e fundit “mirë” apo “shumë mirë”;

 

Kandidatët për pozicionin duhet të plotësojnë kërkesat e posaçme si vijon:

  • Të jetë diplomuar në Shkencat Ekonomike
  • Të ketë mbi 3 vite punë në profesion
  • Të ketë Master Shkencor
  • Një gjuhë të huaj e mbrojtur (njohuri e certifikuar)

 

 

 

1.2 DOKUMENTACIONI, MËNYRA DHE AFATI I DORËZIMIT

 

Kandidatët duhet të dorëzojnë me postë në zyrën e  Njësisë së Menaxhimit të Burimeve Njërëzore, të Bashkisë Vau Dejës, këto dokumente:

  1. Letër motivimi për aplikim në vendin vakant.
  2. Një kopje të jetëshkrimit (CV).
  3. Nje numër kontakti dhe adresën e plotë të vendbanimit.
  4. Fotokopje e diplomës. Nëse aplikanti disponon një diplomë të një universiteti të huaj duhet ta ketë të njehsuar pranë Ministrisë së Arsimit.
  5. Fotokopje e diplomës me listën e notave. Nëse ka një diplomë dhe listë notash të ndryshme me vlerësimin e njohur në Shtetin Shqiptar, aplikanti duhet ta ketë të konvertuar atë sipas sistemit shqiptar.
  6. Fotokopje e vlerësimit të fundit vjetor.
  7. Fotokopje të librezës së punës e plotësuar.
  8. Certifikata ose dëshmi të kualifikimeve, trajnimeve të ndryshme.
  9. Fotokopje e letërnjoftimit (kartë Identiteti).
  10. Vërtetim te gjendjes gjyqësore dhe shëndetësore.(Dëshmi penaliteti dhe raport mjekësor).

 Dokumentat duhet të dorëzohen me postë brenda datës 03.10.2019

 

1.3   REZULTATET PËR FAZËN E VERIFIKIMIT PARAPRAK

 

Në datën 04.10.2019, Njësia e Menaxhimit të Burimeve Njerëzore në Bashkinë Vau Dejës do të shpallë në portalin ”Shërbimi Kombëtar të Punësimit”, në faqen zyrtare të Internetit të Bashkisë në stendën e informimit të publikut., listën paraprake të kandidatëve që do të vazhdojnë konkurrimin , si dhe datën, vendin dhe orën e saktë ku do të zhvillohet intervista.

 

Në të njëjtën datë kandidatët që nuk i plotësojnë kushtet e lëvizjes paralele dhe kriteret e veçanta do të njoftohen individualisht nga Njësia e Menaxhimit të Burimeve Njerëzore në Bashkinë Vau Dejës, për shkaqet e moskualifikimit në të njëjtën ditë me shpalljen e listës së verifikimit paraprak të kandidatëve në rrugë elektronike përmes e-malit të paraqitur nga kandidati në dokumentacionin e aplikimit.

Kandidatët që nuk kualifikohen kanë të drejtë të paraqesin ankesë brenda 3 tri ditëve kalendarike nga data e marrjes së njoftimit në Njësinë Përgjegjëse të Menaxhimit të Burimeve Njerëzore dhe ankuesi merr përgjigje brenda brenda 5 ditëve  kalendarike nga data e depozitimit te saj.

Njësia e Burimeve Njerëzore, shpall listën  e verifikimit përfundimtar  të kandidatëve si dhe datën dhe vendin e saktë se ku do të zhvillohet konkurrimi.

1.4 FUSHAT E NJOHURIVE, AFTËSITË DHE CILËSITË MBI TË CILAT DO TË ZHVILLOHET INTERVISTA

Kandidatët do të vlerësohen në lidhje me:

  • Ligji nr. 139/2015 “Për vetëqeverisjen vendore”;
  • Ligji nr. 68/2017 “Për financat e vetëqeverisjes vendore”;
  • Ligji nr. 9936/2008 “Për menaxhimin e sistemit buxhetor në Republikën e Shqipërisë”, i ndryshuar;
  • Ligji nr. 10 296, datë 08.07.2010, i ndryshuar me Ligjin nr. 110/2015, datë 15.10.2015 “Për Menaxhimin Financiar dhe Kontrollin”;
  • Udhëzimi nr. 2 datë 06.02.2012 i Ministrisë së Financave “Për proçedurat standarte të zbatimit të buxhetit” i ndryshuar;
  • Udhëzimi i MF nr. 30 datë 27.12.2011 “Për menaxhimin e aktiveve në njësitë e sektorit publik” i ndryshuar;
  • Ligji nr. 9761 datë 12.07.1995 “Kodi i Punës i Republikës së Shqipërisë”, i ndryshuar;
  • VKM nr. 142 datë 12.03.2014 “Për përshkrimin dhe klasifikimin e pozicioneve të punës në institucionet e administratës shtetërore dhe institucioneve të pavaruara”;
  • VKM Nr.463 datë 16.06.2011 “Për kohën e punës dhe të pushimit”;
  • Udhëzimi nr. 8 datë 09.03.2018 “Për procedurat e përgatitjes, paraqitjes dhe raportimit të pasqyrave financiare vjetore në njësitë e qeverisjes së përgjithshme”.
  • Ligji nr.9632, datë 30.10.2006 “Për sistemin e taksave vendore”, i ndryshuar.
  • Ligji nr.9920, datë 19.05.2008 “Për procedurat tatimore në Republikën e Shqipërisë”, i ndryshuar.
  • Ligji nr.8438, datë 28.12.1998 “Për tatimin mbi të ardhurat, i ndryshuar.
  • Ligji nr.131, datë 26.11.2015 “Për Qendrën Kombëtare të Biznesit”
  • Ligji nr. 9975, datë 28.07.2008 “Për taksat kombëtare”, i ndryshuar.
  • Ligji nr. 92 datë 24.07.2014 “Për tatimin mbi vlerën e shtuar në Republikën e Shqipërisë”, i ndryshuar.
  • Ligji nr. 9482 datë 03.04.2006 “Për legalizimin, urbanizimin dhe integrimin e ndërtimeve pa leje”.
  • Ligji nr. 25/2018 “Për kontabilitetin dhe pasqyrat financiare”.

 

 

1.5 MËNYRA E VLERËSIMIT TË KANDIDATËVE

 

Kandidatët do të vlerësohen në lidhje me dokumentacionin e dorëzuar:

Kandidatët do të vlerësohen për përvojën, trajnimet apo kualifikimet e lidhura me fushën, si dhe certifikimin pozitiv. Totali i pikëve për këtë vlerësim është 40 pikë.

Kandidatët gjatë intervistës së strukturuar me gojë do të vlerësohen në lidhje me:

  • Njohuritë, aftësitë, kompetencën në lidhje me përshkrimin e pozicionit të punës;
  • Eksperiencën e tyre të mëparshme;
  • Motivimin, aspiratat dhe pritshmëritë e tyre për karrierën.

Totali i pikëve për këtë vlerësim është 60 pikë.

1.6 DATA E DALJES SË REZULTATEVE TË KONKURIMIT DHE MËNYRA E KOMUNIKIMIT

 

Komisioni, në përfundim të vlerësimit, përzgjedh kandidatin, i cili renditet i pari ndër kandidatët që kanë marrë më shumë se 70 pikë (70% të pikëve) në rast të kandidatëve me pikë të barabarta, zbatohet parashikimi i pikës 23, të Kreut II të Vendimit të Këshillit të Ministrave nr.242 dt.18.03.2015 ‘Për plotësimin e vendeve të lira në kategorinë e ulët dhe të mesme drejtuese”.

Komisioni  njofton për vendimin e përzgjedhjes, Njësinë Përgjegjëse të Menaxhimit të Burimeve Njerëzore.

Njësia Përgjegjëse e Menaxhimit të Burimeve Njerëzore, do të njoftojë për rezultatet në mënyrë individuale , të gjithë aplikantët. Të gjithë kandidatët pavarësisht nga e drejta për tu ankuar në gjykatë administrative, ka të drejtë të bëjë ankesë me shkrim, pranë Komitetit të pranimit të lëvizjes paralele, për rezultatin e pikëve, brenda tri ditëve kalendarike nga data njoftimit individual, Njësia e Menaxhimit të Burimeve Njerëzore, kthen përgjigje ankuesit brenda pesë ditëve kalendarike, nga data e përfundimit të afatit të ankimit .

Në përfundim të vlerësimit të kandidatëve, informacioni për fituesin do të shpallet në:

  • në portalin “Shërbimi Kombëtar i Punësimit” ,
  • në faqen zyrtare të Bashkisë Vau Dejës
  • stendën e publikimeve të Bashkisë Vau Dejës

 

  1. NGRITJA NË DETYRË

 

Vetëm në rast se pozicioni i renditur  në fillim të kësaj shpalljeje, në përfundim  të procedurës së lëvizjes paralele,  rezulton  se është  ende vakant, ai është  i vlefshëm  për  konkurrimin  nëpërmjet procedurës  së  ngritjes  në  detyrë.  Këtë informacion do ta merrni në faqen e shërbimit kombëtar të punësimit.

 

2.1. KUSHTET QË DUHET TË PLOTËSOJË KANDIDATI NË PROCEDURËN E NGRITJES NË DETYRË DHE KRITERET E VEÇANTA

Vetëm në rast se pozicioni i renditur  në fillim të kësaj shpalljeje, në përfundim  të procedurës së lëvizjes paralele,  rezulton  se është  ende vakant, ai është  i vlefshëm  për  konkurrimin  nëpërmjet procedurës  së  ngritjes  në  detyrë.  Këtë informacion do ta merrni në faqen e shërbimit kombëtar të punësimit.

Për  këtë  procedurë kanë  të  drejtë  të  aplikojnë vetëm nëpunësit civilë të një kategorie paraardhëse (vetëm  një kategori  më e ulët), të punësuar në  të  njëjtin  apo  në  një  institucion tjetër të shërbimit civil, që plotësojnë kushtet për ngritjen  në  detyrë  dhe  kërkesat  e veçanta  për vendin e lirë.

Kandidatët duhet të plotësojnë kushtet për ngritje detyrë si vijon:

  1. Të jenë nëpunës civilë të konfirmuar
  2. Të mos kenë masë disiplinore në fuqi;
  3. Të kenë të paktën vlerësimin e fundit “mirë” apo “shumë mirë”;

 

Kandidatët duhet të plotësojnë kërkesat e posaçme si vijon:

  • Të jetë diplomuar në Shkencat Ekonomike
  • Të ketë mbi 3 vite punë në profesion
  • Të ketë Master Shkencor në Shkencat Ekonomike
  • Një gjuhe të huaj e mbrojtur (njohuri e certifikuar)

 

2.2. DOKUMENTACIONI, MËNYRA DHE AFATI I DORËZIMIT

 

Kandidatët  që  aplikojnë duhet të dorëzojnë dokumentat si më poshtë:

  1. Jetëshkrim  i  plotësuar  në  përputhje  me dokumentin tip që e gjeni në linkun http://ëëë.dap.gov.al/legjislacioni/udhezime-manuale/60-jeteshkrimi-standard(http://www.dap.gov.al/legjislacioni/udhezime- manuale/60-jetëshkrimi-standard)
  2. Fotokopje të diplomës  (Master Shkencor). Për diplomat e marra jashtë Republikës  së  Shqipërisë  të  përcillet  njehsimi nga Ministria e Arsimit dhe e Sportit;
  3. Fotokopje të librezës së punës (të gjitha faqet që vërtetojnë eksperiencën në punë);
  4. Fotokopje të letërnjoftimit (ID);
  5. Vërtetim të gjendjes shëndetësore;
  6. Vetëdeklarim të gjendjes gjyqësore;
  7. Vlerësimin e fundit nga eprori direkt;
  8. Vërtetim nga  institucioni  që  nuk  ka  masë disiplinore në fuqi;
  9. Çdo dokumentacion tjetër  që vërteton trajnimet,   kualifikimet,   arsimin   shtesë, vlerësimet pozitive apo të tjera të përmendura në jetëshkrimin tuaj;

Dokumentat duhet të dorëzohen me postë brenda datës 08.10.2019, në adresë të Njësisë së Menaxhimit të Burimeve Njerëzore, në Bashkinë Vau Dejës.

 

2.3. REZULTATET PËR FAZËN E VERIFIKIMIT PARAPRAK

 

Në datën 04.10.2019 NJBNJ do të shpallë në portalin ”Shërbimi Kombëtar i Punësimit”, në faqen e Internetit të Bashkisë Vau Dejës dhe në stendën e informimit të publikut, listën paraprake te kandidatëve që do të vazhdojnë konkurrimin, si dhe datën, vendin dhe orën e saktë ku do të zhvillohet testimi me shkrim dhe intervista.

Në të njëjtën datë kandidatët që nuk i plotësojnë kushtet e pranimit në kategorinë ekzekutive dhe kriteret e veçanta do të njoftohen nga Njësia Përgjegjëse e Menaxhimit te Burimeve Njerëzore,  për shkaqet e moskualifikimit., në rrugë elektronike nëpërmjet e-mailit.

Ankesat nga kandidatet paraqiten në Njësinë Përgjegjëse të Menaxhimit të Burimeve Njerëzore brenda 5 ditëve kalendarike dhe ankuesi merr përgjigje brenda 5 ditëve kalendarike  nga data e depozitimit te saj.

   

2.4. FUSHAT E NJOHURIVE, AFTËSITË DHE CILËSITË MBI TË CILAT DO TË ZHVILLOHET TESTIMI ME SHKRIM DHE INTERVISTA

 

Kandidatët do të testohen me shkrim në lidhje me:

  • Kushtetuta e Republikës së Shqipërisë.
  • Ligji nr.139/2015 “Për vetqeverisjen Vendore’
  • Ligji nr.9131, datë 08.09.2003 “Për rregullat e etikës në administratën publike;
  • Ligj Nr. 119/2014 “Për të Drejtën e Informimit”
  • Ligj nr. 120/2014 datë 18.9.2014 për disa shtesa dhe ndryshime në Ligji nr.9887/datë 10.03.2008”për mbrojtjen e të dhënave personale” i ndryshuar

Kandidatët gjatë intervistës së strukturuar me gojë do të vlerësohen në lidhje me:

  • Njohuritë, aftësitë, kompetencën në lidhje me përshkrimin përgjithësues të punës për pozicionet;
  • Eksperiencën e tyre të mëparshme;
  • Motivimin, aspiratat dhe pritshmëritë e tyre për karrierën.

 

2.5 MËNYRA E VLERËSIMIT TË KANDIDATËVE

 

Mënyra e vlerësimit të kandidatëve:

Kandidatët do të vlerësohen nga Komiteti i Përhershëm i Pranimit, i ngritur pranë Bashkisë Vau Dejës.Totali i pikëve të vlerësimit të kandidatëve është 100 pikë të cilat ndahen përkatësisht:

  1. 15 pikë për dokumentacionin e dorëzuar;
  2. 25 pikë për intervistën e strukturuar me gojë;
  3. 60 pikë për vlerësimin me shkrim.

 

Njoftimi do të bëhet:

–    në faqen zyrtare të Bashkisë Vau Dejës

–    në stendën e informimit publik të Bashkisë Vau Dejës

 

2.6       Në rast se pozicioni i renditur  në fillim të kësaj shpalljeje, dhe në përfundim  të procedurës së lëvizjes paralele dhe ngritjes ne detyre,  rezulton  së pozicioni është  ende vakant, ai është  i vlefshëm  për  konkurrimin  nëpërmjet procedurës  së  pranimit nga jashte sherbimit civil.

            Dokumentacioni, menyra dhe afatet e aplikimit të pranimit nga jashtë shërbimit civil, janë të njejta me ato të procedures së ngritjes në detyrë, te parshikuara në shpalljen për konkurim.