BASHKIA VAU DEJËS – SHPALLJE FITUESI

NJOFTIM MBI REZULTATET E VERIFIKIMIT PARAPRAK PËR LEVIZJEN PARALELE NË KATEGORINË EKZEKUTIVE

(SPECIALIST)

Bazuar në nenit 25 të ligjit Nr.152/2013 “Për nëpunësin civil”, i ndryshuar, në Kreun IV, pika 2  e Vendimit të Këshillit të Ministrave Nr 243, datë 18.03.2015 , “Për pranimin, levizjen paralele, përiudhen e proves dhe emerimin në kategorinë ekzekutive”, i ndryshuar”, në përfundim të fazës së verifikimit paraprak për pozicionet:

  • 2 (dy) Specialist në Sektorin e Diaspores, Projekteve dhe Kordinimit me Donatoret..
  • 1 (një) Specialist në Sektorin e Aseteve.
  • 1 (nje) Specialist në Sektorin e Vetërinarisë

 

Mbyllet procedura e levizjes paralele për këto pozicione pa konkurent dhe pa fitues.

 

NJOFTIM MBI REZULTATET E VERIFIKIMIT PARAPRAK PËR PRANIMIN NË SHËRBIMIN CIVIL NË KATEGORINË EKZEKUTIVE

Niveli minimal i diplomës “Bachelor”

Kategoria e pagës IV-a-III-b

Bashkia Vau Dejës në zbatim të nenit 22 të ligjit 152/2013 “Për nëpunësin civil”, i ndryshuar, si dhe të kreut IV, pika 2 e Vendimit nr 243, datë 18.03.2015 të Këshillit të Ministrave “Për pranimin, lëvizjen paralele, periudhën e provës dhe emërimin në kategorinë ekzekutive”, i ndryshuar, në përfundim të fazës së verifikimit paraprak të kandidatëve për pranim në shërbimin civil, njofton se për pozicionet:

 

  • “Specialist në Sektorin e Taksave dhe Tarifave Vendore”

Kualifikohen për fazën e dytë të konkurimit për pranimin në shërbimin civil:

  1. Albina Nikolli
  2. Gjergj Deda

 

  • “Specialist në Sektorin e Shërbimeve Mbështetëse dhe IT”

Kualifikohen për fazën e dytë të konkurimit për pranimin në shërbimin civil:

  1. Paola Rrotaj
  2. Mirelë Ndoshaj

 

  • “Specialist në Sektorin e Turizmit dhe Mjedisit”

Kualifikohen për fazën e dytë të konkurimit për pranimin në shërbimin civil:

  1. Arion Prenga
  2. Kristina Lula

 

  • “Specialist në Sektorin e Zyrave të Integruara me një Ndalesë”

Kualifikohen për fazën e dytë të konkurimit për pranimin në shërbimin civil:

  1. Zana Leci
  2. Selenja Nilaj
  3. Kristjana Bacaj

 

A. Testimi me shkrim do të zhvillohet në datën 16.03.2020, ora 10:00 në Sallën e Mbledhjeve të Këshillit Bashkiak pranë Bashkisë Vau Dejës.

B. Intervista e strukturuar me gojë do të zhvillohet në datën 16.03.2020, ora 13:00 në Sallën e Mbledhjeve të Këshillit Bashkiak pranë Bashkisë Vau Dejës.