BASHKIA VAU DEJËS, REZULTATET E VERIFIKIMIT PARAPRAK

Bashkia Vau Dejës në zbatim të nenit 26 të ligjit Nr. 152/2013 “Për nëpunësin civil”, i ndryshuar, si dhe Kreut III, pika 21/a e Vendimit nr.242, datë 18.03.2015 të Këshillit të Ministrave “Për plotësimin e vendeve të lira në kategorinë e ulët drejtuese”, i ndryshuar, në përfundim të fazës së verifikimit paraprak për lëvizjen paralele, njofton se për pozicionet:

· Përgjegjës i Sektorit të Mbrojtjes së Konsumatorit dhe Veterinarisë

· Përgjegjës i Sektorit të Arsimit, Rinisë dhe Sportit

· Përgjegjës i Sektorit të Integrimit Europian

· Përgjegjës i Sektorit të Ndihmës Ekonomike dhe PAK

· Përgjegjës i Sektorit të Mbrojtjes dhe Inspektimit në Pyje dhe Kullota

· Përgjegjës i Sektorit të Bujqësisë, Ujitjes dhe Kullimit

· Përgjegjës i Sektorit të Shërbimeve Publike

· Përgjegjës i Sektorit të Zyrave të Integruara me Një Ndalesë

· Përgjegjës i Sektorit të Strehimit Social

· Përgjegjës i Sektorit të Investimeve dhe Projekteve Publike

· Përgjegjës i Sektorit të GIS dhe Kadastrës

· Përgjegjës i Sektorit të Mbrojtjes, Parandalimit dhe Mbulimit të Terrenit

 

Mbyllet procedura e lëvizjes paralele për kategorinë e ulët drejtuese pa konkurentë dhe pa fitues.