REPUBLIKA E SHQIPËRISË BASHKIA URA VAJGURORE
Në zbatim të nenit 4, të ligjit Ligj Nr.9780, datë 16.7.2007 “Për Inspektimin e Ndërtimit” i ndryshuar, ligjit 139/2015 “Për Vetqeverisjen Vendore” Bashkia Ura Vajgurore shpall procedurat për punësim në kategorinë e ulët drejtuese për pozicionin:
● 1 (një) Kryeinspektor I Inspektoriatit Vendor të Mbrojtjes së Territorit, kategoria e pagës III-a/1.
Afati për dorëzimin e dokumentave: 05 shtator 2019
● Kryeinspektor IVMT:
a) Ushtron përgjegjësinë e kontrollit dhe zbatimit të ligjshmërisë e të standardeve teknike në fushën e ndërtimit dhe urbanistikës dhe ato të parashikuara shprehimisht në ligje të tjera, brenda territorit administrativ të bashkisë/komunës. b) Gjatë ushtrimit të përgjegjësive të parashikuara, inspektorati ndërtimor e urbanistik i bashkisë/komunës merr masat e mëposhtme: a) vendos përmbushjen e detyrimeve ligjore në fushën e ndërtimit dhe urbanistikës; b) vendos gjoba sipas llojit të shkeljeve të dispozitave ligjore në fushën e ndërtimit dhe urbanistikës; c) paraqet pranë organeve përkatëse kërkesën për heqje të licencës profesionale personale ose të shoqërisë, në rast të ndërtimit pa leje, si dhe në rastet kur vëren shkelje të kushteve teknike të zbatimit, projektimit dhe shkelje të masës së pezullimit të punimeve të ndërtimit; ç) vendos pezullimin e punimeve në ndërtim në rastin kur një afat kohor paraprak është i nevojshëm për marrjen e vendimit për përmbushjen e detyrimeve ligjore në fushën e ndërtimit dhe urbanistikës; d) vendos prishjen e ndërtimit të kundërligjshëm; dh) përgatit kallëzimin penal për veprat penale të konstatuara gjatë ushtrimit të kontrollit dhe e paraqet atë pranë organeve përgjegjëse, sipas legjislacionit në fuqi; e) jep informacionin e kërkuar Inspektoratit Ndërtimor e Urbanistik Kombëtar, si dhe krijon të gjitha lehtësitë për përmbushjen e detyrave të këtij Inspektorati.
Përshkrimi përgjithësues i punës për pozicionin si më sipër është:
SHPALLJE NË KATEGORINË E E ULËT DREJTUESE Kryeinspektor IVMT
Adresa : Rruga “ Dimal” Telefon/fax 036122468 Lagjia “ 18 Tetori” Ura Vajgurore e- mail: bashkia@uravajgurore.gov.al
Kryeinspektorët e inspektoratit ndërtimor e urbanistik në nivel bashkie duhet të kenë arsimin e lartë të nevojshëm profesional në fushën e inxhinierisë së ndërtimit, arkitekturës, urbanistikës, konstruksionit, transportit, teknologjisë së materialeve, gjeologjisë, hidrogjeologjisë dhe mjedisit.
1.2 DOKUMENTACIONI, MËNYRA DHE AFATI I DORËZIMIT.
Kandidatët që aplikojnë duhet të dorëzojnë dokumentat si më poshtë:
a. Jetëshkrim i plotësuar në përputhje me dokumentin tip që e gjeni në linkun: http://dap.gov.al/vende-vakante/udhezime-dokumenta/219-udhezime-dokumenta b. Fotokopje të diplomës (përfshirë edhe diplomën bachelor); c. Fotokopje të librezës së punës (të gjitha faqet që vërtetojnë eksperiencën në punë); d. Fotokopje të letërnjoftimit (ID); e. Vërtetim të gjendjes shëndetësore; f. Vetëdeklarim të gjendjes gjyqësore; g. Vlerësimin e fundit nga eprori direkt; h. Vërtetim nga Institucioni qe nuk ka mase displinore ne fuqi. i. Çdo dokumentacion tjetër që vërteton trajnimet, kualifikimet, arsimim shtesë, vlerësimet pozitive apo të tjera të përmendura në jetëshkrimin tuaj;
Dorëzimi i dokumentave duhet të bëhet online, në faqen zyrtare të “Shërbimi Kombëtar i Punësimit” me postë ose drejtpërsëdrejti në institucion (Njësia e burimeve njerëzore dhe Shërbimeve – Bashkia Ura Vajgurore, Lagjja 18 Tetori, Ura Vajgurore, brenda datës 05.09.2019.
Brenda datës 15.09.2019 Njësia e Burimeve Njerëzore në Bashkinë Ura Vajgurore do të shpallë në portalin “Shërbimi Kombëtar i Punësimit”, nw web zyrtar tw bashkisw “bashkiauravajgurore.gov.al” dhe në stendat pranë Bashkisë listën e kandidatëve që plotësojnë kushtet dhe kriteret e veçanta të lëvizjes paralele si dhe datën, vendin dhe orën e saktë ku do të zhvillohet intervista.
Në të njëjtën datë kandidatët që nuk i plotësojnë kushtet dhe kriteret e veçanta të proçedurës së punwsimit do të njoftohen individualisht nga Njësia e burimeve njerëzore dhe Shërbimeve të Bashkisë Ura Vajgurore, në mënyrë elektronike, për shkaqet e moskualifikimit (nëpërmjet adresës së e-mail).
FUSHAT E NJOHURIVE, AFTËSITË DHE CILËSITË MBI TË CILAT DO TË ZHVILLOHET TESTIMI _________________________________________________________________________________
Kandidatët do të vlerësohen në lidhje me:
a. Njohuritë mbi Ligji Nr. 9780, datë 16.7.2007 “Për Inspektimin E Ndërtimit” (i ndryshuar) si dhe aktet nënligjore dalë në zbatim të tij;
1.4
1.1 KUSHTET DHE KRITERET E VEÇANTA
1.3 REZULTATET PËR FAZËN E VERIFIKIMIT PARAPRAK
Adresa : Rruga “ Dimal” Telefon/fax 036122468 Lagjia “ 18 Tetori” Ura Vajgurore e- mail: bashkia@uravajgurore.gov.al
b. Njohuritë mbi Ligj Nr. 107/2014 “Për Planifikimin Dhe Zhvillimin E Territorit” c. Njohuritë mbi VKM 408, DATË 13.5.2015“Për Miratimin E Rregullores Së Zhvillimit Të Territorit”, të Ndryshuar d. Njohuritë mbi VKM nr. 894, datë 4.11.2015 “Për unifikimin e procedurave të kontrollit të territorit nga Inspektorati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit dhe ai i Njësisë Vendore”, e. Njohuritë mbi Ligjin Nr.9131, datë 08.09.2003, “Për rregullat e etikës në administratën publike”; f. Njohuritë mbi Ligjin Nr.44/2015, datë 30.04.2015, “Kodi i Proçedurave Administrative të Republikës së Shqipërisë”; g. Njohuritë mbi Ligjin Nr.119/2014 datë 18.09.2014 “Për të drejtën e informimit”; h. Njohurite mbi Ligjin Nr.139/2015, “Për vetëqeverisjes vendore”
Kandidatët gjatë intervistës së strukturuar me gojë do të vlerësohen në lidhje me:
a. Njohuritë, aftësitë, kompetencën në lidhje me përshkrimin përgjithësues të punës për pozicionet; b. Eksperiencën e tyre të mëparshme; c. Motivimin, aspiratat dhe pritshmëritë e tyre për karrierën; d. Aftësitë analitike dhe të negocimit.
Kandidatët do të vlerësohen në lidhje me:
a- Vlerësimin me shkrim, deri në 60 pikë; b- Intervistën e strukturuar me gojë qe konsiston ne motivimin, aspiratat dhe pritshmëritë e tyre për karrierën, deri në 25 pikë; c- Jetëshkrimin, që konsiston në vlerësimin e arsimimit, të përvojës e të trajnimeve, të lidhura me fushën, deri në 15 pikë.
Më shumë detaje në lidhje me vlerësimin me pikë, metodologjinë e shpërndarjes së pikëve, mënyrën e llogaritjes së rezultatit përfundimtar i gjeni në Udhëzimin nr. 2, datë 27.03.2015, të Departamentit të Administratës Publike “ëëë.dap.gov.al”
http://dap.gov.al/2014-03-21-12-52-44/udhezime/426-udhezim-nr-2-date-27-03-2015
Në përfundim të vlerësimit të kandidatëve, Sektori I Burimeve Njerëzore dhe Shërbimeve në Bashkinë
Ura Vajgurore do të shpallë fituesin në portalin “Shërbimi Kombëtar i Punësimit” dhe stendat pranë Bashkisë Ura Vajgurore. Të gjithë kandidatët pjesëmarrës në këtë proçedurë do të njoftohen individualisht në mënyrë elektronike nga Drejtoria Juridike, për rezultatet (nëpërmjet adresës së email).
1.5 MËNYRA E VLERËSIMIT TË KANDIDATËVE
1.6 DATA E DALJES SË REZULTATEVE TË KONKURIMIT DHE MËNYRA E KOMUNIKIMIT
Adresa : Rruga “ Dimal” Telefon/fax 036122468 Lagjia “ 18 Tetori” Ura Vajgurore e- mail: bashkia@uravajgurore.gov.al
Në përfundim të vlerësimit të kandidatëve, Bashkia Ura Vajgurore do të shpallë fituesin në stendat pranë Bashkisë dhe në portalin “Shërbimi Kombëtar i Punësimit”. Të gjithë kandidatët pjesëmarrës në këtë procedurë do të njoftohen individualisht në mënyrë elektronike për rezultatet (nëpërmjet adresës së e-mail). Për datën e daljes së rezultateve të verifikimit paraprak, datën, vendin dhe orën ku do të zhvillohet konkurimi; Për të marrë këtë informacion, kandidatët duhet të vizitojnë në mënyrë të vazhdueshme stendat e Bashkisë Ura Vajgurore, ëeb te Bashkisë si dhe portalin sherbimi kombetar I punesimit duke filluar nga data 05.09.2019.